728 x 90 Leaderboard

Katastrofa e Çernobilit 32 vjet pas: ç’ndodhi më 26 prill ‘86 dhe pse shpërtheu “bomba” më e madhe bërthamore

32 vjet më parë, shpërthimet në centralin bërthamor në Çernobil (atëherë BRSS) shkaktoi aksidentin më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë në botë.

Shpërthimet lëshuan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar frikë të madhe për efektet afatgjata në shëndet dhe mjedisin.

Në dekadat që pasuan, flora dhe fauna ka nisur të zhvillohet në mënyrë të egër në këtë zonë, e cila është bërë një tërheqje turistike popullore.

Ja një shpjegim të asaj që ndodhi, pse dhe çfarë është Çernobili sot.

Ku është Çernobili?

Termocentrali i Çernobilit ndodhet rreth 100 kilometra nga kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe 20 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

Qyteti më i afërt është Pripjat, tani i braktisur, i cili është ndërtuar në mënyrë specifike në vitin 1970 për punëtorët e centraleve dhe aty kanë jetuar 40,000- 50,000 banorë.

Në kohën e shpërthimit, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Çfarë ndodhi?

Në orët e hershme të 26 prillit 1986, një ndër katër reaktorët e energjisë bërthamore shpërtheu fuqishëm.

Shpërthimet ndodhën gjatë kontrollit të funksionit të ftohjes në reaktorin numër 4. Sistemet e menaxhimit të energjisë dhe menaxhimit të sigurisë u shuan para testimit për të shmangur ndërhyrjen.

Reaktori duhej të punonte në 25 për qind të kapacitetit gjatë testit, por ra në nivelin 1%, gjë që i detyroi punëtorët të rritnin ngadalë nivelet e fuqisë.

Një shtim i papritur i fuqisë ka shkaktuar një shpërthim të mbushjeve bërthamore që shërbejnë si karburant për reaktorin, gjë që ka provokuar eksplozionin gjigand nga kulmi i reaktorit, fuqia e të cilit llogaritet rreth 1 mijë ton.

Material radioaktiv u çlirua në atmosferë, dhe së bashku me përzierjen e ajrit dhe gazit të monoksidit të karbonit që ishte në reaktor shkaktoi një zjarr të frikshëm që ka vazhduar për nëntë ditë e nëntë net.

Pasojat

Fillimisht zjarrfikësit hodhën ujë pa fund në reaktor dhe më pas u zëvendësuan nga helikopterët ushtarakë, të cilët hodhën më shumë se 2,400 ton plumb dhe 1.800 ton rërë në një përpjekje për të zbutur dhe absorbuar zjarrin.

Më 27 prill, një zonë me një perimetër prej 30 kilometra.

Rreth 116,000 njerëz që jetonin në Zonën e Ndaluar  u evakuuan dhe zona u vendos nën kontrollin ushtarak. Zona u zgjerua më vonë dhe 230.000 persona u zhvendosën.

Mijëra njerëz morën pjesë në përpjekjet për të luftuar katastrofën, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Këta njerëz më vonë njiheshin me emrin “shpëtimtarët”.

Një sarkofag prej çeliku dhe betoni u ndërtua mbi reaktorin për të ndaluar përhapjen e rrezatimit ngë rrezatimi në atmosferë.

Kubeja përfundoi në nëntor 1986, e cila erdhi e gatshme pa mundësi përshtatje në vend, duke shkaktuar frikë për sigurinë.

Në vitin 2016 ajo u zëvendësua me një strukturë metalike të lëvizshme.

Bashkimit Sovjetik i është dashur shumë kohë për të njohur seriozitetin e incidentit, derisa ai ishte i detyruar për të shpjeguar nivelet jashtëzakonisht të larta të rrezatimit në ajër që u zbuluan nga stacionet e monitorimit në Suedi pas shpërthimit.

Më 28 prill, u botua një deklaratë që njoftoi incidentin.

Termocentrali rivendos zyrtarisht në punë në vitin 2000.

Sa njerëz kanë vdekur?

Së paku dy njerëz u vranë për shkak të shpërthimeve fillestare.

Shkalla e ndikimit në shëndetin e këtij aksidenti vazhdon të jetë shumë e diskutueshme, pasi në disa raste është e vështirë të izolosh rrezatimin si një shkak i vetëm i vdekjes ose sëmundjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përafërsisht pesë milionë njerëz jetojnë aktualisht në zonat e Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës ku nivele të larta rrezatimi janë të pranishme.

Më shumë se 130 njerëz që ishin në vendin e aksidentit ose që ishin pjesë e përpjekjeve fillestare për të pastruar ambjentin, kanë sindromën akute të rrezatimit (ARS).

Nga 134 raste të konfirmuara të ARS, 28 vetë vdiqën disa javë pas aksidentit.

Ka një rritje të madhe në rastet e tumoreve të tiroides në mesin e atyre që atëherë ishin fëmijë dhe jetonin në zonat më të ndotura në kohën e shpërthimit.

Aktualisht janë rreth 5.000 raste të regjistruara në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi. Kjo është për shkak të konsumit të qumështit të dhënë nga lopët e ushqyer në kullota të kontaminuara me jod radioaktiv.

Cilat ishin pasojat për mjedisin?

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Shpërthimi lëshoi 400 herë më shumë rrezatim se sa bomba atomike e hedhur në Hiroshimë, gjatë Luftës së Dytë Botërore,

Përhapja e radioaktivitetit në Evropë ishte serioze, duke arritur madje Skandinavinë dhe Britaninë e Madhe, ku disa fermerë kishin kufizim prodhimi nga Çernobili deri në vitin 2012.

Zona e Ndaluar është një nga më radioaktive në botë.

Meqë nuk ka njerëz, ka pasur rritje të pyjeve të dendura që lejojnë zhvillimin e jetës së kafshëve të egra. Laboratori Radiokologjik Ndërkombëtar i Çernobilit ka regjistruar më shumë se 400 lloje të kafshëve në këtë zonë, duke përfshirë 50 lloje të rrezikuara.

Vlerësimet se kur Çernobili do të jenë i përshtatshëm për jetën e njerëzve janë ekstreme: duke filluar nga disa qindra në 20,000 vjet.

Sa e sigurt është të shkosh në Zonën e Ndalimit?

Në vitin 2011, Qeveria e Ukrainës zyrtarisht e shpalli zonën e përjashtimit si një atraksion turistik.

Zona tërheq mijëra vizitorë çdo vit, dhe vitin e kaluar ka pasur gjithsej 50,000 vizitorë. Ajo është bërë sinonim i “turizmit ekstrem ” që përfshin udhëtimin në vende që rrezikohet jeta apo shkaktohen vuajtje.

Përkundër niveleve të larta të rrezatimit, mijëra njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Zonën e Ndaluar në vitet pas katastrofës.

Rreth 200 persona aktualisht jetojnë në Zonën e Ndaluar. Që njihen si “kolonët me zgjedhjen e tyre”, ata janë kryesisht të moshuarit që kanë jetuar në zonë dhe nuk pranojnë të largohen.

Burimi: Al Jazeera-/tesheshi.com/

 

 

Related posts