Katalonja rrëzon Mariano Rajoy: socialisti Sanches, kryeministri i ri i Spanjës

Kriza katalane sjell viktimën më të madhe në Madrid. Ai është kryeministri konservator, Mariano Rajoy, i cili ka humbur sot një votbesim në parlament, i inicuar nga kreu i opozitës, Pedro Sánchez.

Me 180 vota pro e 169 kundër, Mariano Rajoy, ka mbyllur aventurën e tij si kryeministër të nisur prej 7 vitesh.

Qeveria e qendrës së djathtë të Partido Popular është rrëzuar vetëm si pasojë e bashkimit të forcave të Partito Socialista Operaio de Spagna me grupimin e së majtës PODEMOS, indipedentistët baskë, dy partitë indipedentiste katalane dhe deputetët që përfaqësojnë separatistët e Andaluzisë.

Rajoy ka reaguar duke e cilësuar këtë një lëvizje në tavolinë, pasi lideri socialist nuk arrin dot të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës spanjolle, autori i mocionit të mosbesimit bëhet automatikisht kryeministër pasi me votat që rrëzon qeverinë ka edhe për të formuar një kabinet të ri.

Vetë Pedro Sanches ka bërë të ditur se qeveria e tij nuk do të zgjasë shumë, por ai e konsideron se programi do të konsistojë një stabilizim të vendit për ta çuar në zgjedhje.

Në fakt, kjo lëvizje nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e re që ende nuk bëhet publike por që ka ndodhur në Spanjë.

Një aleancë që ka si pjesë përveç socialistëve, edhe PODEMOS, si dhe partitë shumë të fuqishme indipedentiste të rajoneve të njohura si Katalonja dhe rajonet baske.

Mediat spanjolle kanë disa ditë që shkruajnë për një lobim shumë të fuqishëm nga ana e katalanëve për të rrëzuar Rajoy nga qeveria, duke ngritur një aleancë kundër Madridit.

Zgjedhjet e ardhshme ka shumë gjasa që të kenë si teme pro dhe kundër unitetit të Spanjës së çentralizuar, i cili duket se me vendimin e parlamentit sot e ka humbur davanë.

Rajoy duket ishte viktimë e dorës së hekurt ndaj indipedentistëve katalanas, të cilët duke qenë përfaqësues i rajonit më të zhvilluar ekonomik në vend janë një realitet që nuk mund të zhduket me forcën e policisë qendrore dhe organeve represive.

Tashmë pritet dalja nga burgu i krerëve të Katalonjës dhe ndoshta edhe rikthimi në Barcelonë i ish-presidentit rajonal, Charles Puidgemont.

Tani për tani, kryeministri i sapozgjedhur Sanches nuk ka dhënë asnjë detaj për atë çdo të ndodhë, por siç bën të ditur El Pais, ai tha “se hapat do t’i bëjmë një nga një, e rëndësishme është largimi i një qeverie që i kundërvihej demokracisë”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts