Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KATAKLIZMOJA/ Beiruti, orë më pas: bilanc i frikshëm mortor, shkaku i shpërthimit, dyshimet e Trump

Numri i viktimave të shpërthimit shkatërrues në Beirut ka shkuar në 78, ndërsa më shumë se 4,000 njerëz janë plagosur.

Zyrtarët thanë se ata presin që numri të vazhdojë të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për të lënduarit dhe të vdekurit.

Presidenti libanez Michel Aoun mblodhi një takim urgjent të kabinetit, duke njoftuar se një gjendje e jashtëzakonshme do të jetë në vend për dy javët e ardhshme.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban ka propozuar vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme dhe transferimin e përgjegjësive të sigurisë për ushtrinë.

Në një fjalim televiziv, Presidenti Aoun tha që ai kishte vendosur të lëvrojë 66 milion dollarë, në një buxhet urgjent.

“Dënime të rrepta për ata që janë përgjegjës”

Ai gjithashtu tha se një hetim mbi shpërthimin do të nisë dhe rezultatet do të dihen në pesë ditë. Ai shtoi se ata që janë përgjegjës do të përballen me ndëshkimet më të rrepta.

Ndërsa e gjithë bota u bashkua dhe i ofroi ndihmë Libanit, Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjeneralët i kishin thënë atij se shpërthimi ishte shkaktuar nga “një lloj bombe”.

“Takova disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe duket se ata mendojnë se nuk ishte një ngjarje e shkaktuar nga një lloj shpërthimi në fabrikë … Duket se ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe,” tha Trump.

Disa zyrtarë libanezë kanë thënë më parë se shpërthimi në depo në portin e Bejrutit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga 2.750 tonë amoniak, i cili ishte ruajtur atje për disa vjet jashtë rregullave të sigurisë.

Shefi i sigurisë së përgjithshme të vendit, gjeneral Abbas Abraham, vizitoi vendin e shpërthimit dhe tha se duket që shkak ishte një materiali shumë eksploziv të ruajtur në port.

Drejtori i doganave libaneze, Badri Daher tha se agjensia e tij nuk ishte përgjegjëse për ruajtjen e nitratit të amonit, dhe tregoi gishtin tek personazhi kryesor Hassan Koraytem.

Një tërmet me fuqi 3.5

“Ata janë përgjegjës dhe unë mund të them që atje ka pasur materiale, të cilat, në radhë të parë, nuk duhet të kishin qenë atje”, tha ai.

endra Gjermane për Gjeoshkencat GFZ njoftoi se shpërthimi shkaktoi një tërmet prej 3.5 gradë, dhe u ndje edhe në Qipro, e cila është në një distancë prej 200 kilometrash.

Sipas Mirna Doumit, presidente e Urdhrit të Infermierëve të Beirut, tre spitale në kryeqytetin libanez janë shkatërruar plotësisht.

“Ne duhej të evakuonim pacientët nga ato spitale në ambiente të tjera. Përveç kësaj, kemi edhe dy spitale të tjera që janë shkatërruar pjesërisht. “Kjo është një fatkeqësi e madhe dhe një goditje e rëndë për sistemin e kujdesit shëndetësor,” tha ajo.

“Unë nuk mund t’i gjej fjalët për të përshkruar atë që ndodhi. Eshtë sikur të jemi në një film horror,” shtoi  Doumit.

Nasser Yassin, një profesor në Universitetin Amerikan të Bejrutit, tha se ai dyshonte se qeveria libaneze vetëm do të ishte në gjendje të përballonte katastrofën.

“Në muajt e fundit, ne kemi parë që qeveria libaneze nuk merr vendimet e duhura për ekonominë, financat dhe politikën sociale. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund ta imagjinoj që ata të përballen me sukses me këtë katastrofë,” tha ai. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts