728 x 90 Leaderboard

Karsan Jest: minibusi turk merr komponentët elektrikë të BMW i3

Turqia është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të autobusëve dhe minibuseve, dhe fabrika të kompanive vendase dhe të huaja janë ndërtuar në të gjithë vendin.

Një nga prodhuesit vendas – kompania Karsan – e cila ka qendrën në Bursa, kohët e fundit ka bashkëpunuar me një gjigandin gjerman BMW, për të marrë prej tij teknologji të avancuar.

BMW do të japë motore elektrike dhe bateri të tensionit të lartë që bavarezët zhvilluan për makinën e tyre elektrike i3.

Ato do të aplikohen në minibusin elektrik Karsan Po, i cili pritet të eksportohet në shumë tregje edhe vendet e Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts