Auto Dak
Auto Dak

Kardhiq-Delvinë, nga rrugë në legjendë! Qeveria shtyn sërish përfundimin

Ka ngecur sërish aksi Kardhiq-Delvinë, duke e lënë sërish Sarandën turistike katër orë larg Tiranës, me detyrimin për të kaluar në lartësitë gjarpëruese dhe njëherësh torturuese të Qafës së Muzinës. Ka qenë vetë ministrja Balluku që ka bërë me dije se për monentin, aksi me rëndësi strategjike në fushën e turizmit, është zëvëndësuar me një tjetër prioritet, po e specifikuar se cili.

“Ministria ka të drejtë që t’i japë prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë, dhe nuk ka lidhje ka fonde apo s’ka fonde. Këto janë prioritetet momentale që ka ministria”, tha Balluku, duke shtuar  se “po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”.

Kardhiq-Delvinë, një aks i një rëndësie të veçantë për afrimin e Sarandës me Tiranën, duhet të kishte përfunduar që në vitin 2012, e nisur pra që në qeverisjen e Berishës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts