Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KARAKTERIALE/ Pikëpyetje për kryebashkiakun Bulqizës: më i rëndë drogimi apo paturpësia?

E tillë është natyra njerëzore, ka dhe skutat e saj të errëta, shoqëruar nganjëherë dhe me sjellje të errëta, por gjithsesi të ruajtura nga publiku. Nuk përbën habi fakti se një njeri, në kushte vetmitare, mund të bëjë aso gjërash që nuk korrespondojnë aspak me performancën e tij publike. Kjo e fundit madje, mund të jetë me aso rrezatim që nuk përputhet aspak me personalitetin tjetër, atë të fshehurin, larg syve të publikut, i cili mund të jetë djalli vetë.

Dhe njeriu që “vuan” nga ky personalitet i dyfishtë, ç’nuk do jepte që ajo ana e errët e tij kurrë mos bëhej publike, e ai te që “njeriu i vlerave” në sy e gjykimin e çdokujt. Bëhet më e fuqishme kjo ndenjë, kjo premisë, sidomos në rastin e të qënit një figurë publike, aq më shumë politike.

Mirëpo e gjitha kjo është kthyer përmys në rastin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, zbuluar së fundi duke thithur vënçe lëndë narkotike gati-gati në publik. Kjo, gjersa nuk ia ka ndjerë që ta realizojë thithjen klasike të “miellit të bardhë” në sy të tjerë personave, edhe pse ndoshta si ai, si dhe të një kamere sipër nga ato të vëzhgimit.

Nuk ka ndikuar në këtë shkujdesje, në këtë moskokëçarje prej njeriu pa din e pa imam, as vetëdija frenuese e të qënit kryetar bashkie – siç gazetari Hoxha e sjell si fakt – dhe kjo është pjesa më dramatike e asaj që ka ndodhur.

Pra, një njeri me ndjesi të vdekura turpi, që qoftë prej të qënit pushtetar, qoftë burrë në moshë pjekurie, e qoftë prind, duhej t’i kishte patur shumë të forta për të mos e bërë së paku në sy njerëzish apo kamerash. Por kur mëson më pas se muaj më parë atij i kanë arrestuar dhe të birin e kapur me drogë, e kupton se ke të bësh me njerëz që e keqja mund t’u jetë bërë normalitet. Dhe do mjaftonte kjo që ai të (vetë)largohej me kohë nga detyra.

Të tillë mund të ketë plot, kudo e në çdo kohë, por jo që t’u besohet pushtet. Sepse imagjonin për një çast që atij njeriu t’i bjerë telefoni për një urgjencë në detyrë në momentet e të qënit nën pushtetin e të bardhës. Por jo vetëm kaq. Një i tillë humbet të drejtën për t’u konsideruar prind apo familjar normal, e jo me pushtetar normal.

E të gjithë këtyre jua vë kapakun ajo, pandjeshmëria ulëritëse për ta bërë proçkën nën sy njerëzish edhe kamerash. E këtu është pika ku drogimi ndan me pijanecllëkun, një tjetër ves i ulët njerëzor. Sepse i pari është unik në metodën e konsumit, i dyti jo. Ndaj, Alla duhet larguar nga ai post sa si konsumues droge e po aq si i paturpshëm. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts