Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Kapuçonët” e natës prishin mbishkrimin e Sulejmanit në Kalanë e Lezhës, Kumbaro: Barbarizëm

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në orët e natës në Lezhë, ku persona të panjohur kanë dëmtuar mbishkrimin mbi Portën e Kalasë, i cili u vendos pak ditë më parë si artefakt i mesjetës së vonë.

Mbishkrimi që ishte një dedikim kushtuar Sulejmanit, Sulltanit më të famshëm të Perandorisë Osmane i mbiquajtur i “Madhërishmi”.

11180306_10207804491931632_6952555311691084259_nPllaka me mbishkrimi është lyer me bojë të zezë ndërsa në muret e Kalasë janë shkruar fjalët “Mos u shitni te osmanët”. Por ka reaguar menjëherë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e ka quajtur një sulm ndaj monumenteve.

Reagimi i Ministres

Mos kini frike nga monumentet e kultures! Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!

Ne kemi detyre te mbrojme e te ruajme çdo gur e shpirt qe kemi sot!

12049487_10207804491651625_4147278536295288303_nKemi detyre t’ua percjellim brezave! Gjithçka eshte pjese e identitetit tone kulturor, kombetar, ballkanik, europian, njerezor! Mos kini frike nga monumentet!

 Monumentet jane deshmitare te historise por nuk e shkruajne ate! Historine e shkruajne historianet. Ministria e Kultures dhe restauratoret kane detyre te mbrojne, te ruajne e te promovojne trashegimine, pa e deformuar, pa e zbukuruar.

Kete do e bejme te gjithe bashke si nje komb i qyteteruar! E kunderta ndodhet te barbaret, te armiqte e kultures por edhe te vetevetes! Sot ata gjenden ne krah te perbindshit me emrin ISIS. Denoj aktin barbar dhe primitiv te dores mjerane qe demtoi mbreme naten porten e sapo restauruar te Kalase se Lezhes!

12049269_10207804493451670_5298695392049922872_nNdertimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës! Sikurse nuk fshihen gjurmet e origjinave tona te lashta kudo ne territor!

Policia ka filluar veprimet. IMK dhe Drejtoria rajonale ka filluar punen per pastrimin e kalase, me parate e taksapaguesve shqiptare!

Bej thirrje komunitetit te sensibilizohet ne mbrojtje te monumenteve kudo qe jane!

Mjeraneve, nese nuk paguajne ende taksat, i ftoj te mesojne sepaku gjuhen shqipe! Gezuar Bajramin!

Dy ditë më parë kandidati për deputet i PS-së për qarkun Lezhë ka bërë thirrje të hapur për ta prishur mbishkrimin në Kalanë e Lezhës.

Kjo thirrje mund te lexohet në linkun: http://tesheshi.com/eduart-ndocaj-kaubojsi-thirrje-per-sulm-ne-kalane-e-lezhes-te-shporrim-prej-aty-sulejmanin/

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts