728 x 90 Leaderboard

Kandidatja Tërnava: “shamia”, një arsye me e dashtë Kosovën si Amerika

Një ndër të veçantat e kësaj fushate në Kosovë është dhe kandidimi i vajzës së Myftiut Naim Tërnava, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, një prej figurave me peshë  në jetën publike të shoqërisë kosovare. Ajo thotë se nuk vuan nga ndonjë ambicie për karrierë, porse e do protagonizmin politik, si një mënyrë për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Gjithashtu, e ndodhur në një shoqëri ku “shamia” gjendet prej vitesh përballë një ushtrie anti-saj, kandidatja Tërnava e sheh këtë dhe si frymë anti-demokratike, sicc thotë, nga një elitë udhëheqëse që nuk shkëputet dot nga rrënjët komuniste….         

Bisedoi: Blendi Gashi

Ju njheni si e bija e Myftiut Tërnava. A keni kryer një bisedë babë e bijë para vendimit për t’u kanidduar si deputete, dhe nëse po, cila ka qenë ajo këshillë prindërore karshi jush?

Pa dyshim që babai ështëgjithmonëi njoftuar për vendimet e mia madhore si kjo e kandidimit tim si deputete, dhe normalisht që këshillat nuk kanë munguar. Këshilla kryesore e tij ka qenë që gara ime asnjëherë të mos kalojë nga binarët që përcaktohen nga vlerat fetare, familjare, dhe kombëtare. Prandaj, gjatë gjithë garës time jam munduar të tregoj që ofendimet drejtuar kundër-kandidatëve nuk janë instrument i zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë.

Kandidimi, pra, futja në botën e politikës, ka qenë diçka e natyrshme te ju, apo diçka që a kanë sjellë rrethana të caktuara?

Duke e marrë parasysh situatën aktuale ekonomike, politike dhe shoqërore, besoj që po të ishte e mundur, e gjithë shoqëria do të ishte e involvuar në politikë vetëm për të dalë nga errësira e cila na ka kapluar. Prandaj, kandidimi im mund të quhet edhe e natyrshme dhe në të në njëjtën kohë e nevojshme. Besoj, që të gjithë jemi lodhur duke thënë e duke dëgjuar që vendi ynë, vendi ku takojmë, është vendi i fundit ku kishim dashur të jetojmë. Nuk kam dëshirë që fëmija im dhe çdo fëmijë tjetër të rritet më në këtë frymë. Kjo frymë nuk sjell inkurajim tek gjeneratat e reja për ta ndryshuar situatën në të cilën jemi. Fëmijët tanë duhet të kenë qëllim, dhe ky qëllim nuk duhet të jetë ikja nga ky vend. Qëllimi i fëmijës tim dhe fëmijëve të tjerë duhet të jetë zhvillimi, arsimimi, avancimi, dhe çdo gjë tjetër që e bënë atë tëngritët si individ dhe si pjesëtarë i një shoqërie.

A mund të na e shprehni me pak fjalë ambicien tuaj në politikë?

Kam theksuar vazhdimisht: Nuk jam futur në politikë me qëllimin e vetëm që të kem një karrierë politike.’ Koha do e orientojë më së miri të ardhmen time politike. Tani jam e fokusuar në të sotmen dhe në atë se çfarë mund sot t’i dhurojë fëmijëve dhe shoqërisë tanë që ata të posedojnë atë që atyre ju mundëson të kenë një jetë më të mirë dhe më frytdhënëse.

Do futeni në një parlament jo aq fisnik në kuptimin e sjelljes njerëzore. Bërtitet, shahet, e madje hidhet dhe gaz lotsjellës. Përbën kjo një shqetësim për ju?

Duhet ta kemi parasysh që çdo parlamentar, para se të gjithash, prezanton vetveten, edukatën, kulturën, moralin dhe etikën e tij/saj. Pastaj, çdo parlamentar ka përgjegjësi morale ndaj qytetarëve që t’i prezantoj ata në mënyrën më tëdinjitetshme të mundshme. Kjo arrihet në bazë të vlerave familjare, fetare, kombëtare apo vlerave që vijnë nga burime tjera. Kjo nënkuton që kemi përgjegjësi të dyfishtë momentin që bëhemi pjesë e atyre ulëseve. Qytetarët e dinë shumë mirë se kush janë ata që këtë kanë dështuar ta mbajnë këtë përgjegjësi.

Për mua, kjo nuk do të përbënte shqetësim, në kuptimin që të më ndaloj ta ngre zërin për kauzën që po thirrem. Mirëpo, kjo duhet të përbëjë shqetësim shoqërorë nëse qytetarët tanë i shohin ata persona të denjë për të qenë aty. Atëherë problemi nuk është tek individë të caktuar, por tek shoqëria jonë që besojnë në vlerat që ata individ përmbajnë.

E nga ana tjetër çfarë ju ngazëllen në rrugën drejt të qënit një deputete?

Ajo që më ngazëllen më së shumti është ideja që mund të bëhem njëri nga faktorët që kanë iniciuar ndryshimet e nevojshme për të mirën e këtij vendi.

Duke iu kthyer statusit tuaj familjar, ç’virtyte trashëgon prej saj që do i investonit në rrugëtimin politik?

Durimin, mirëkuptimin, dhe bashkëpunimin. Këto janë tri virtytet që i trashëgoj nga familja ime dhe që do të bëjë çmos t’i investoj në rrugëtimin tim politik. Nuk besoj që do kishte një person që nuk do të pajtohej që këto janë virtyte qënuk i kemi hasur shpesh në politikën tonë. Të vetmet raste kur hasemi në këto tri elemente janë zgjedhjet parlamentare dhe kur e kërkon interesi partiak, por asnjëherë ai qytetar. Fatkeqësisht.

Dhe diçka: mbani shami, në një shoqëri ku një pjesë e saj nuk e ka fort për qejf, përfshirë këtu dhe një pjesë e politikës. Madje dhe e luftojnë atë në shumë forma. Si e shihni veten përballë këtij realiteti dhe a ndiheni e aftë për ta sfiduar atë?

Më irriton fakti që gratë me shami, apo edhe feja në përgjithësi, në Kosovë trajtohet si një temë tabu, sidomos duke kujtuar faktin që jemi në një shtet me shumicë muslimane dhe pretendojmë që jetojmë në demokraci. Çka është dallimi në mes një gruaje me shami, dhe të gjitha grave tjera që mund të jenë pjesë e kuvendit të Kosovës? A nuk e ka çdo kosovar identitetin e tij/saj fetar dhe kombëtar që e garanton kushtetuta e Kosovës? Nëse e besojmë dhe praktikojmë demokracinë mbi te cilën thirremi dhe pretendojmë që e aplikojmë, atëherë nuk kemi arsye t’i shohim gratë e mbuluara si rast i veçantë. Gjendja e sotme ekonomike, sociale dhe politike në Kosovë ka ndikim tek të gjithë ne; si tek unë që bartë shaminë, si tek të gjitha gratë, nënat, dhe qytetarët tjerë. Nuk është njerëzore dhe kushtetuese që gratë me shami, apo çdo qytetar tjetër të gjykohet në këto baza. Do të ishte shumë më e drejtë dhe legjitime nëse do të gjykoheshim për kontributin që do ta japim në rast se zgjidhemi deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Çdo ditë politikanët tanë tregojnë se sa është Kosova e orientuar kah Evropa dhe Amerika. Nëse po pretendojmë t’i ndjekim vendet e Evropës, e veçanërisht Amerikën, si modele të demokracisë, atëherë pse nuk i ndjekim ato edhe për çështjen e shamisë dhe fesë në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo është një hipokrizi që vjen nga politikanë që shihet dhe kuptohet që nuk kanë pasur rast të dalin nga Kosova dhe të shohin demokracinë e vërtetë që aplikohet në ato vende, dhe në të njëjtën kohë, akoma nuk po mund të ikin nga rrënjët e tyre komuniste.

Prandaj këto tema, pa pikën e mëdyshjes, i konsideroj si tema që rrjedhin nga islamofobia dhe që kanë tendencë përbuzjen e një feje të cilës i takojnë më shumë se 1.8 miliard njerëz. /tesheshi.com/

 

Related posts