Kanali propagandistik i Putinit: Doni stabilitet në Ballkan? Atëherë kthejeni Jugosllavinë…në miqësi me Shqipërinë!

Russia Today ka botuar një koment interesant nga Neil Clark, komentatori i tij i rregullt i cili ka shkruar për një numër të mediave britanike të mirënjohura, në të cilën ai analizon tensionet aktuale në rajon dhe si një zgjidhje për problemin ofron restaurimin e Jugosllavisë. Meqenëse Russia Today financohet nga shteti rus dhe është një projekt mediatik, detyra e të cilit është të promovojë interesat e Vladimir Putinit, ia vlen t’i kushtohet vëmendje asaj se si e interpretojnë situatën në Ballkan.

Teksti thekson se “të gjitha problemet në rajon vijnë nga shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë multietnike në vitet ’90-ta, e cila është një proces të cilin e kishin mbështetur dhe inkurajuar fuqitë perëndimore në mënyrë aktive” dhe kritikohet fakti që think tank-u amerikan Council on Foreign Affairs (CFR) e konsideron Rusinë një faktor që destabilizon situatën më të madhe në Ballkan.

RT beson se të gjitha krizat e mundshme që kërcënojnë rajonin tani nuk janë faji i politikës ruse, por “pasoja të ndërhyrjeve dhe fushatave më të hershme të SHBA-së dhe Perëndimit”. Citohet CFR për shkak se ky think tank bën thirrje për mbrojtjen e ekzistencës së Bosnjës dhe arëndësishëm integriteti i saj territorial nëse SHBA mbështeti pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosjen e popullatës shqiptare atje. “Pse atëherë nuk ishte i rëndësishëm integriteti territorial i Jugosllavisë?”, pyet RT në komentin e saj.

Nënvizohet se “shumë njerëz në rajon janë nostalgjikë për Jugosllavinë” dhe përmendet studimi i vitit të kaluar nga Gallup, në të cilin shumica e të anketuarve vinin nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, dhe 45 përqind nga Sllovenia (që konsiderohet më e suksesshmja nga të gjitha republikat që kanë origjinën nga Jugosllavia), konsideruan se shpërbërja e Jugosllavisë ishte një gabim dhe veprim jo i duhur.

“Jugosllavia i dha popujve të Ballkanit jo vetëm stabilitet, por edhe siguri ekonomike. Ishte e kuptueshme që popujt e rajonit të vendosin të bashkohen në një shtet federal”, thuhet në komentin e RT, duke shtuar:” Jugosllavia ka arritur sukses të madh në fushat e kulturës, sportit, artit, arsimit dhe zhvillimit njerëzor. Shkatërrimi i saj ishte një tragjedi jo vetëm për njerëzit në Ballkan, por për gjithë njerëzimin”.

RT arrin në përfundimin se tani, në vend të “një shteti të fortë jugosllav, kemi një sërë shtetesh të vogla dhe ekonomikisht të dobëta në Ballkan”, se ajo korrespondon me “aspiratat perandorake të Shteteve të Bashkuara” dhe se “e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në Ballkan është kthimi në të kaluarën”. Propozohet një “rindërtim gradual i federatës jugosllave”, i cili do të “nënshkruante një marrëveshje miqësie me Shqipërinë” dhe ndoshta do t’i ofronte asaj një përfshirje në të.

“Jugosllavia kishte kuptim në shekullin e 20-të, dhe ende ka kuptim sot”, tha komentari i botuar në RT. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts