Kanadaja dhe BE-ja, bashkë kundër gjuhës së Trump

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dënuan bashkërisht gjuhën helmuese të Donald Trump drejtuar katër kongresmeneve të mbështetur nga pakicat, duke i përshkruar komentet si “të papranueshme”, pa përmendur ende drejtpërdrejt presidentin amerikan.

“Unë kam qenë prej vitesh një nga politikanët më pro-amerikanë në Evropë. Është e vështirë të kuptosh disa nga këto fakte. Këto fjalë janë krejtësisht të papranueshme, ju jeni të detyruar të reagoni përkundër bizneseve dhe interesave të tjera “, tha Tusk gjatë një konference të përbashkët për shtyp së bashku me Trudeau.

“Për mua vlerat janë shumë më të rëndësishme se biznesi, më vjen keq, ndoshta po bëhem i vjetër,” shtoi Tusk, duke theksuar se ai nuk avokonte të ndërhynte në politikën e brendshme të fqinjit kanadez.

Edhe kryeministri kanadez tha se veprimet e Trump janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe u shpreh i bindur se askush në Kanada nuk mendon se këto propozime janë të pranueshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts