728 x 90 Leaderboard

Kanabisi, “beso dhe kontrollo”: Guardia di Finanza, nga sot deri në vjeshtë monitorim të rreptë nga ajri

Ndërkombëtarët po zbatojnë aksiomën e Stalinit me Edi Ramën: “beso dhe kontrollo”.

Pikërisht një ditë prpara vizitës së Johanes Hahn dhe Federica Mogherinit në Tiranë, Guardia di Financa ka nisur monitorimin për të parë nëse është mbjellë ndonjë parcelë me hashash në vend.

Një avion i saj do të monitorojë nga ajri pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, në ato që mbahen si zona me risk për t’u kultivuar kanabis.

Bashkë me avionin e Guardia Di Financa të pajisur me kamera speciale për filmime nga lartësi të mëdha, në Shqipëri kanë ardhur edhe disa oficerë të kësaj njësie, të cilët bashkë me Policinë Shqiptare do të monitorojnë nga ajri zonat e thella.

Këtë vit Guardia Di Financa do të monitorojë një hapësirë më të madhe të territorit shqiptar si dhe do të ketë më shumë orë filmime nga ajri për zbuluar çdo parcelë me kanabis.

Në monitorim do të jetë të gjitha zonat ku 5 vitet e fundit është kultivuar kanabis, por edhe disa zona të thella ku Policia e ka të vështirë t’i vëzhgojë nga toka.

Avioni i Guardia Di Financa do të qëndrojë në Shqipëri për më shumë se 5 muaj dhe do të ndjekë situatën sipas ciklit të kanabisit nga mbjellja në korrje.

Çdo muaj do të ketë të njëjtin flutirim për të parë nëse ka ndryshim apo jo.

Një vit më parë, avioni i Guardia di Financa zbuloi 90 parcela me kanabis, ndërkohë që në vitin 2016 zbuloi 2086 parcela. /tesheshi.com/

Related posts