Auto Dak
Auto Dak

Kampionët botërorë të kriketit i ikin “momentit të shampanjës” në mënyrë spektakolare (video)

Britania e madhe dje festoi titullin e kampionit të Kupës Botërore në kriket, duke e mposhtur Zelandën e Re.  Momenti i shënimit të fitores megjithatë vuri në pah dallimet kulturore të ekipit të kriketit, duke qenë se dy yjet e skuadrës, Moeen Ali dhe Adil Rashid refuzuan të ishin pjesë e festimeve me shampanjë.

Kampionët e rinj e dalluan momentin e shkumëzimit të shampanjës, dhe ikën nga pozicioni i tyre, por jo edhe nga vëmendja e kamerave. Megjithëse të lumtur me performancën e tyre që solli fitore për herë të parë, ekipa britanike e kriketit ishin tashmë të njohur me qëndrimet e bashkëlojtarëve: s’ka alkool as në raste feste.

Syri i kamerës kapi miqtë e besimit islam duke i ikur momentit të shampanjës, të cilët në mënyrë të relaksuar gjetën daljen nga bina, duke festuar në fushë. Kujtojmë se besimi islam ndalon konsumimin e alkoolit në çfarëdo rrethanash. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts