Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kakavija “biblike”, AFP: ç’po heqin qindra shqiptarë nga testimi grek

Me qindra shtetas shqiptarë, rezidentë në Greqi, kaluan natën në vijim të një “vuajtje biblike”, si pjesë e një autokolone prej gati 20 kilometrash, në radhë për të kaluar në tokën greke.

Kjo që po ndodh së fundi, nuk ka të ngjarë me asnjë rast në këto 30 vjet, ku herë pas herë, në raste kthimesh masive pas festash apo pushimesh, janë krijuar radhë të gjata në pikat kryesore doganore me fqinjin jugor.

Ky zhvillim, pasojë e krizës pandemike, ka gjetur jehonë dhe në median ndërkombëtare.

AFP shkruan se qindra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan në kufirin midis dy vendeve duke u përpjekur të kalojnë përpara nisjes së një detyrimi për karantinë 7-ditore.

Një kolonë prej rreth 4,000 automjetesh më shumë se 20 km e gjatë u formua në vendkalimin kufitar të Kakavijës në jug të Shqipërisë, pasi masat e reja greke u njoftuan më herët gjatë javës, raportoi AFP.

Nga 16 gushti, maksimumi 750 njerëz në ditë do të kenë mundësi të hyjnë në Greqi nga Shqipëria. Ata do të duhet të kenë një rezultat negativ të testit COVID-19 i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe përveç kësaj të kalojë shtatë ditë në izolim.

Greqia futi këto rregulla të reja pasi regjistroi një rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve.

Disa kanë pritur në kufi për tre ditë, tha shefi i policisë vendase për AFP, duke shtuar se “ekipet mjekësore greke po punojnë me një numër të zvogëluar njerëzish” dhe se vendkalimi kufitar u mbyll gjatë natës.

Testimi në kufi

Sipas një rregulloreje në fuqi deri më 16 gusht, shqiptarët që hyjnë në Greqi testohen për COVID-19 në kufi, por duhet të lënë të dhënat e tyre kur hyjnë në vend, në mënyrë që ata të kontaktohen nëse janë pozitivë.

Ministria e Jashtme shqiptare tha se autoritetet greke kishin premtuar të shpejtojnë procedurën aktuale kufitare në mënyrë që ata të mund të kryejnë 300 prova në orë, në vend të 200 aktuale. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts