reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Kajde komunistësh: Kim Jong-un urdhëron qytetarët që të adhurohet gjyshja e tij në vend të Jezu Krishtit

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong, thuhet se ka ndaluar festimin e Krishtlindjes, dhe ka urdhëruar qytetarët që të adhurojnë gjyshen e tij, Kim Jong-suk në vend të Jezu Krishtit.

Lideri suprem i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK), gjithashtu ka ndaluar njerëzit nga ngritja e pemës së Krishtlindjes në vend.

Gjyshja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Suk, u lind në prag të krishtlindjes në vitin 1919.

Ajo ishte një guerile anti-japoneze dhe aktiviste komuniste, dhe gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il-sung.

Gjyshja e tij, e cila është i njohur në vend edhe si “Nëna e Shenjtë e Revolucionit”, ka vdekur në mënyrë misterioze në vitin 1949 në moshën 29-vjeçare.

Ndalesa e fundit fetare në vend, erdhi kur Kim Jong Un pati ndaluar përdorimin e pemës së Krishtlindjes në ditën e përkatëse në vitin 2014.

Koreja e Veriut është një vend ateist me asnjë fe zyrtare. Sipas zyrtarëve të Koresë së Veriut, të krishterët përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së vendit, 64.3 për qind janë pasues jofetarë me ideologji Juche, 16 për qind praktikues të shamanizmit korean, 13.5 për qind praktikues të kondoizmit dhe 4.5 për qind janë budistë. /tesheshi.com/