Auto Dak
Auto Dak

Kafeja më e shtrenjtë në botë: BBC bën eksperimentin nëse ia vlen të provohet (video)

Për meraklinjtë e kafesë, një çmim që sillet deri në 5 euro nuk është diçka që negociohet, nëse shija arrin të prekë të gjitha shqisat.

Një kafe e mirë shoqërohet nga shija, aroma dhe pamja unike që ka kjo pije. Por a e keni idenë se sa mund të shkoj çmimi i një kafeje speciale në San Francisco?

Klatch Coffee është distributori i vetëm i autorizuar i një lloji special të kafesë që rritet në Panama, e që gëzon atributin se kafeja më e mirë në botë.

Kokrra e kafesë madje ka një emër, dhe quhet Elida Geisha Natural, dhe shihet për 805 dollarë gjysmë kilogrami. Në fakt, kjo kokërr e veçantë kafeje mban primatin e kafesë më të shtrenjtë në botë. Ajo shërbehet në Klatch Coffee për një çmim prej 75 dollarësh.

Por si qëndron puna te shija? BBC ka bërë një eksperiment duke porositur dy kafe, atë të zakonshmen prej 4 dollarësh, dhe të jashtëzakonshmen, prej 75 sosh.

Tre pjesëmarrësit në eksperiment e dalluan shijen e rafinuar të kafesë speciale, e megjithatë, thanë se nuk mendojnë që ia vlen ky çmim për një filxhan pije të ngrohtë.

Pronari thotë se ka shitur 20 filxhanë me kafenë e shtrenjtë, dhe megjithatë mburret me shërbimin që nuk e gjen në tjetër vend. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts