Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kadare mbush 84 vjeç, Akademia e Shkencave: ja pse duhet t’i jepet Nobeli në 2020-ën

Në 84-vjetorin e Kadaresë, Akademia e Shkencave ripropozoi dhënien e Nobelit për shkrimtar e njohur shqiptar, pasi organizoi tryezën “Kadare dhe letrat shqipe”. Kreu i saj Skënder Gjinushi tha se çmimet dhe titujt madhorë të fituar rishtaz prej shkrimtarit e përligjin plotësisht këtë propozim.

Çmimet letrare ndërkombëtare që ka fituar Ismail Kadare përgjatë dekadave kanë qenë dhe janë prova themelore për objektivitetin e këmbënguljes sonë për të propozuar në vazhdimësi nominimin e veprës së tij si një vepër e denjë për të fituar çmimin Nobel. Vlerësimet ndërkombëtare për veprën e Kadaresë jo vetëm nuk janë ndaluar por kanë kulmuar vitin e fundit.

Gjatë 2019, Ismail Kadare u shpall fitues i tre prej çmimeve më të rëndësishme letrare dhe intelektuale në shkallë botërore. Presidenti francez i dha titullin Oficer i Madh i Legjionit të Nderit. Këto çmime dhe tituj madhorë të fituar rishtaz e përligjin  plotësisht propozimin tonë madhor për t’i dhënë çmimin Nobel në Letërsi Ismail Kadaresë për vitin 2020.

Jemi të bindur se propozimi ynë ka mbështetjen dhe shpreh dëshirën e tërë hapësirës shqiptare, pasi roli i veprës së tij në historinë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar është i pazëvendësueshëm”, tha Gjinushi. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts