Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kadare, lule Lasgushit dhe Kutelit në Pogradec

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, gjatë një vizite në qytetin e Pogradecit nën shoqërinë e botuesit të tij, Bujar Hudhri, është ndalur edhe në shtatoren e Lazgush Poradecit si dhe të Mitrush Kutelit duke nderuar kështu dy figura të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Kadare ka vendosur një tufë lulesh në këmbët e Lasgushit duke “përshëndetur” poetin e madh në qytetin e tij të lindjes. Po kështu, një tufë lulesh janë vendosur nga shkrimtari edhe në monumentin e Mitrush Kutelit.

13122839_1168306649888522_1401704552416808670_o

Shtëpia e tij botuese e përcjell këtë moment me fjalët: “Kadare nderon Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin”. Pogradec, e shtunë 30 prill.

13072663_1168306863221834_7002436994152099767_o

Këto ditë Ismail Kadare ndodhet në Tiranë, por ende nuk ka një lajm për librin apo aktivitetin e radhës së shkrimtarit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts