728 x 90 Leaderboard

Ka gjithmonë një herë të parë: Hamburgu i thotë mirupafshim Bundesligës

Në kampionatin gjerman u luajtën në mesditë ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Sa i përket ekipit triumfues, sigurisht që prej javësh emri i tij është i ditur.

Bajerni i Mynihut e mbylli sërish sezonin si kampion, i shkëputur 21 pikë nga rivali më i afërt, ndonëse pati një nisje mjaft të keqe të tij.

E bujshme, përndryshe, është rënia e Hamburgut një kategori më poshtë, diçka që ky ekip nuk e kishte provuar që nga viti i krijimit të Bundesligës, 1963-shi.

Një ekip ku në vite kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit, siç i rendit Eurosport-i: Seeler, Hrubesch, Keegan, Beckenbauer, Magath, Kaltz, e të tjerë.

Hamburgu, me të cilin u aktivizua dhe Mërgim Mavraj, i shpëtoi për mrekulli rënies sezonin e shkuar, pa mundur të bëjë sërish të njëjtën gjë.

Edhe pse fitoi sot 2-1 ndaj Borusias së Mynshegladbahut, Hamburgu iu bashkua në fundin e renditjes Këlnit, si bashkëshoqërues në udhën drejt një kategorie më poshtë.

Zemërimi i tifozëve të Hamburgut në ndeshjen e sotme u bë shkak për një varg incidentesh që sollën ndërprerjen e lojës për pak minuta. /tesheshi.com/

Related posts