728 x 90 Leaderboard

Ka bërë lëmsh politikën, pranga Babales në Kosovë

Albert Veliu, i njohur dhe si Babalja, është arrestuar së fundi në Kosovë ku qëndronte që nga qershori në një qendër azilantësh, në një përpjekje për të kaluar në vendet e BE-së, e fituar më pas azil politik.

Njeriu që është shndërruar në personazh të jetës publike shqiptare, kjo falë një audio-përgjimi, pjese e një afere politike me shumë pikëpyetje, do duhet tashmë të përballet me hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke qenë vet prezent përballë hetuesve.

Kunati i tij ndërkohë, Fredi Alizoti, është pas hekurave duke u hetuar për të njëjtën çështje, atë të një audio-përgjimi, ku nga opozita pretendohet se është zëri i vëllait të minstrit Xhafaj. Mazhoranca nga ana e saj, thotë se gjithçka është një manipulim i investuar nga opozita, me qëllim rrëzimin e qeverisë në rrugë të tjera veç asaj me votë. /tesheshi.com/              

Related posts