Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Juventus, një vendim që Cristiano Ronaldo nuk do ta pëlqejë

Kampioni aktual italian Juventus ka rënë në një krizë të madhe financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe klubit do t’i duhet të marrë disa vendime të vështira.

SportMediaset italiane njofton se Juventusi do të duhet të “heqë qafe” yjet më të mëdhenj, pasi dëshiron të bëjë para nga shitjet e tyre, por gjithashtu të kursejë në pagat e tyre.

Në krye të listës së “të të fshirëve” është ylli më i madh i klubit torinez, superylli portugez 36-vjeçar Cristiano Ronaldo, i cili fiton 31 milion euro marramendëse në sezon.

Gjithashtu në listë janë uellsiani Aaron Ramsey me pak më shumë se 30 milion euro në vit dhe francezi Adrien Rabiot me 25.7 milion. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts