728 x 90 Leaderboard

Juncker i hap Shqipërisë derën e BE-së: s’duhet të lejojmë të na ndajë më historia, por…zbatoni vettingun

Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka shpallur shkoqur dhe qartë verdiktin e tij se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Me një njohje ekselente të politikës shqiptare, ai dha që në fillim një shenjë të fortë dhe të qartë që ka shërbyer si një shuplakë e fortë për PD-në dhe LSI-në që vazhdojnë e sulmojnë hapur ambasadoren e BE-së në Tiranë.

Në mënyrë jo thjesht kavalereske, por si një gjest zyrtar, në lidhje direkte televizive, numri një i brukselit dhe një nga krerët e PPE-së, i ka puthur dorën Romana Vlahutinit, demonstrativisht.

Një gjest që nuk është fare kavalieresk, pasi atë mund t’ja bënte në ndonjë darkë apo pritje private, por i ka bërë të ditur kritikëve të saj në Tiranë, se ambasadorja e BE-së, nuk është një “njeri i blerë”, por zyrtare që vlerësohet nga “shefi i madh”.

Dhe shef më të madh se Jean Claude Juncker, i cili ka marrë votat e mbi 500 parlamentarëve nga 28 vende të BE-së, nuk ka në kontinent.

Më pas, kur ka dalë nga takimi me Edi Ramën, kryetari i Komisionit Europian ka bërë të ditur shkoqur dhe prerë se parimisht Shqipëria i ka hapur negociatat, por që jo të bëhet realitet i duhen fakte konkrete dhe këto janë “peshqit e mëdhenj.

Ja fjala zyrtare që Juncker tha para pyetjeve me gazetarët:

“Turi im ballkanik është hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë, si dy vendet që presin hapjen e negociatave.

Si fillim, mund të jap një gjykim paraprirës për atë se çfarë përbën forcën e këtij vendi, pra Shqipërisë.

Janë bisedime që kanë filluar prej një kohe të gjatë.

Unë kam ardhur për herë të parë kryeministri ishte kryebashkiak. Kam dëgjuar që herët rezervat që kanë shprehur të tjerët për të.

Shqipëria është vend mik dhe aleat që kanë prespektivë europiane, sepse Shqipëria është vend thellësisht europian.

Ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë dhe tani nuk duhet humbur kaq shumë kohë.

Bëhet fjalë për të rishikuar historinë nëpërmjet pajtimit, konstatoj me kënaqësoi se Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres se ka ndërmarrë reforma strukturore që janë mbreslënëse.

Nëse vazhdohet me këtë rrugë reformëash, KE do të rekomandojë hapje negociatave.

Nuk kam ardhur të bëj premtime bosh, por vetëm mund të inkurajoj të vazhdohen me reformat që janë ndërmarrë, sidomos në luftën kundër krimit, të çohet përpara  vetingu, reformimi i gjyqësorit etj.

Do të jemi përprah Shqipërisë për ta ndihmuar, në mënyrë që vendet e tjera të bashkohen me ne, duhet që të gjitha problemet mes vendeve kufitare tqë zgjidhen deri në datën e anëtarësimit.

Deri atëherë ne mbështesim Shqipërinë në të gjithë përpjekjet, edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

Dal nga bisedimet me kryeministrit duke konfirmuar se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian”.

Pra siç shihet fjala e kreut të Komisionit Europian ka qenë mëse e qartë.

Por më pas, Juncker ka rrëzuar edhe një tjetër  “legjendë urbane” që është ngritur për disa muaj.

Ajo e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2025 dhe Shqipëria nuk është listuar.

I pyetur nga një gazetare e Klan-it për këtë çështje, politikani veteran që drejton qeverinë europiane tha: “Nuk ka asnjë datë për disa dhe diskriminim për ca të tjerë. Ne e kemi trajtuar Ballkanin perëndimor si një të tërë.

Viti 2025 është një horizont mudnësish, kush do t’I plotësojë do të hyjë. Nuk ka asnjë pararendje për askënd”, tha Juncker.

Ndërsa Edi Rama, i çliruar duket nga një barrë të paktën deri tani, nuk ndejti sërish rehat duke thumbuar gazetarët.

“Më vjen mirë se e dëgjuat live nga personi që e ka hartuar strategjinë e BE-së. Kur u thosha unë se nuk ka asnjë pararendje nga Serbia nuk më besonit. Tani e dëgjuat vetë.

Në do të pranohemi ose në një kohë me Serbinë, ose përpara saj”, tha Kryeministri, me një shprehje që donte të nxirrte fjalën “kazan”, por që natyrisht nuk ishte vendi…/tesheshi.com/

 

Related posts