Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jubileu i madh i AvtoVAZ: Lada ruse rrumbullakos 30 milion makina me Grante-n (video)

Makina jubilare e markës Lada zbriti nga linja e prodhimit të uzinës AvtoVAZ në Togliatti më 24 shtator. Modeli i kuq Grante është makina e 30 miliontë e prodhuar nën markën Lada.

Në vend që të shkonte në sallë ekspozite, makina jubilare shkoi në muzeun e prodhuesit më të madh rus të makinave.

Eshtë simbolike që makina jubilare u prodhua në vitin që feston gjysmë shekulli që nga montimi i automjetit të parë në Togliatti. Prandaj, nuk duhet të jetë për t’u habitur që “paraardhësi” – legjendari Lada 1200 (VAZ-2101) – mori pjesë në ceremoni.

Në festime morën pjesë gjithashtu Yves Caracatzanis, njeriu i parë i AvtoVAZ dhe Luca de Meo, menaxheri i përgjithshëm i Renault, kompania që zotëron AvtoVAZ.

“Lada e parë ndryshoi plotësisht historinë e automobilave të Rusisë. VAZ-2101 u dha lëvizje miliona njerëzve dhe Lada Grante vazhdon këtë traditë të lavdishme. Sot është makina më e shitur në Rusi. Grante ka një dizajn ekspresiv, është i super i qëndrueshëm në ngarje; pra ideale. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ekipin e prodhimit të Lada Grante dhe të gjithë ekipin e AvtoVAZ. Faleminderit për punën tuaj të shkëlqyeshme dhe urimet për prodhimin e makinës 30 miliontë,” tha Yves Caracatzanis. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts