Ju duket në formë rrethore? Ja çfarë mund të zbuloni nga forma e kësaj figure

Duket se ky vizatim mund të zbulojë disa detaje të papritura të personalitetit tuaj. Psikologët shprehen se mund të zbulohen dhe kuptohen mendimet politike të personave, duke iu kërkuar të thonë nëse arrijnë të dallojnë apo jo rrethin në imagjinatën e tyre.

Nëse ata mendojnë se forma është mjaftueshëm rrethore, ka një probabilitet të lartë që individët të kenë orientim liberal.

Nëse ndodh e kundërta, individi ka më shumë gjasa të jetë konservator, me ide negative ndaj emigracionit dhe çdo fenomeni tjetër në botën moderne.

Studimi, i cili lidh gjendjen e fleksibilitetit të personave në bazë të interpretimit të formave është publikuar në Journal of Personality and Social Psychology./tesheshi.com/