Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Joshua vs Klitschko: Supermeçi me shikueshmërinë më të madhe në boksin britanik

Meçi i ardhshëm i Anthony Joshua për titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshës së rëndë kundër Vladimir Klitschko, pritet që të tërheqë numrin më të madh të dashamirëve britanikë të boksit në 80 vitet e fundit.

Meçi, i cili është paraparë të zhvillohet në Wembley më 29 prill, pritet të tërheqë një numër prej rreth 90.000 shikuesish, pas një marrëveshje të arritur mes promotorëve dhe Sadiq Khan, kryebashkiakut të Londrës, për rritjen e kapaciteteve për organizimin e një ngjarje kaq të madhe sportive si kjo.

Numri i shikuesve për ngjarje të mëdha sportive në Wembley zakonisht janë të kufizuara në 80 mijë në mënyrë që rrjeti i transportit të Londrës të drejtohet në mënyrë efikase.

Megjithatë, pas konsultimeve mes zyrës së kryebashkiakut, rrjetit hekurudhor, Transportit në Londër dhe operatorëve të Wembley-it, gara e nxehtë dhe shumëpritur midis Joshua dhe Klitschko ka të ngjarë të tejkalojë çdo rekord të pjesëmarrjes së shikuesve për një meç në tokën britanike./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts