Auto Dak
Auto Dak

Joshja nga United, Princi saudit ofron tre miliardë për gjigantin evropian

Princi Saudit Mohamed bin Salman është i gatshëm të ofrojë 3 miliard paund për të marrë Manchester United, sipas mediave nga ishulli.

Familja Glazer tashmë ka refuzuar dy oferta nga Salman, sipas raporteve të mediave, por ai është gjithashtu i gatshëm të dërgojë një të tretë.

Njëri nga pronarët, Kevin Glazer, raportohet se është gati të shesë 13 përqind të aksioneve të tij në United. Aksionet e saj tani vlejnë rreth 270 milion.

Kevin duket se e ka ndarë mendjen, dhe tani është pjesa tjetër e familjes Glazer. Mbetet për t’u parë nëse oferta e Bin Salman do të pranohet nga Avram, Joel, Bryan, Edward dhe Darcie Glazer .

Familja Glazer bleu Manchester United 14 vjet më parë për 790 milion paund. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts