Jo vetëm për t‘u ngrënë, qepa e kuqe bën mrekulli në flokët tuaja

Qepa e kuqe është e veçantë sepse është e pasur me sulfur i cili nxitë prodhimin e kolagenit i cili është mjaft i rëndësishëm për rritjen e flokëve.

Lëngu i qepëve është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit në flokë.

Gjithashtu, zvogëlon pezmatimin eventual të lëkurës, sepse ka veti antibakteriale.

Lëngu i qepëve i bën flokët tuaja më të forta, hapë folikulat e flokëve dhe pengon infeksionet në flokë.

Ata që kanë përdorur këtë metodë thonë se paraqet rezultate menjëherë pas një muaji.

Receta për rritjen e flokëve me qepë të kuqe:

Pastroni dhe bluani dy, deri në katër qepë të kuqe dhe kulloni lëngun e tyre (ose i miksoni në blender dhe pastaj e kulloni lëngun apo më së miri – në lëngështrydhës).

Në këtë lëng shtoni 1 lugë mjaltë dhe përzieni.

Masazhoni kokën gjegjësisht flokët me këtë lëng dhe e lini të veprojë rreth 15 – 30 minuta. Aroma është e forte por ia vlenë mundin. Mundë ta mbani madje edhe një orë, nëse nuk nxitoni.

Pas këtij trajtimi, lani flokët si zakonisht.

Trajtimi duhet përdorur dy deri tri herë në muaj./tesheshi.com/