Jo vetëm për humor: pse duhet të ketë veçanërisht Shqipëria të tilla tabela…

Diku ekzistojnë tabela të tilla paralajmërurse, të cilat do ishin shumë të vlefshme për kushtet shqiptare. Te ne ka një mungesë të theksuar edukate në kryerjen e nevojave personale, ku simbol mbetet sidomos Lana përshkron Tiranën. Aty, ndër ura, vijon rituali i turpshëm i WC-ve në natyrë.

Madje për një kohë, edhe pas Muzeut Kombëtar, ose para Teatrit të Kukullave e anës Bankës së Shqipërisë, në kushte kioskëzimi, WC-të në natyrë ishin bërë diç e zakonshme deri në neveri.

E ndesh këtë fenomen edhe përgjatë rrugëve automobilistike, ku individë të ndryshëm zgjidhin problemet e tyre fiziologjike, nganjëherë edhe faqe botës, ndonëse nga pikëpamja etike edhe mbërthimi i pantallonave në sytë e tjerëve është diçka e palejueshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts