Auto Dak
Auto Dak

Jo vetëm paragjykim: statistikat thonë se nënat me fëmijë të vegjël diskriminohen në tregun e punës

Gratë kanë shumë më pak gjasa sesa burrat që t’u ofrohet ngritje në detyrë pasi të bëhen me fëmijë, thonë studimet e reja.

Në krahasim me kolegët meshkuj ku 26 përqind e baballarëve marrin ngritje në detyrë edhe pasi bëhen prindër, një fat të tillë e kanë vetëm 5 % të grave.

Një raport i botuar nga universitetet e Bristol dhe Essex për Zyrën për Barazi në Britani të Madhe, zbuloi se vetëm 27.8 përqind e grave ishin në punë me kohë të plotë ose të vetëpunësuara tri vite pas lindjes së fëmijëve, krahasuar me 90 përqind të baballarëve të rinj.

Të dhënat treguan gjithashtu se gratë që u kthyen në punë pasi u bënë nëna ishin shumë pak të prirura për t’u ngritur në detyrë qysh nga lindja e bebes, deri sa fëmija të mbushë pesë vjet.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts