Auto Dak
Auto Dak

Jo thjesht nga humbja në eliminatore, presidenti çek: e dua Serbinë, por jo Kosovën

Presidenti çek Milosh Zeman ka bërë deklarata kontroverse me të mbërritur në Beograd, duke u shprehur dashurinë serbëve dhe Serbisë, e  thënë njëherësh se “nuk e do Kosovën”. E kjo, pak ditë pasi përfaqësuesja e vendit të tij u mund nga Kosova në futboll, në kuadër të eliminatoreve të Europianit.

Zeman, i cili njihet për deklatatat e tij “kërcënuese” për shtetësinë e Kosovës, u prit në aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”  nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç. Sipas mediave serbe, ky i fundit “ia ka kënduar në vesh Zemanit, çnjohjen e Kosovës”.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës Çeke janë sot në nivelin më të lartë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë në Instagram, duke ia bashkangjitur edhe një diçiturë në fotografi ku shkruhej “e ardhmja e Serbisë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Zeman pritet të nënshkruajë miratimin e disa marrëveshjeve mbi ekonominë dhe sigurinë mes dy vendeve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts