Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jo festë por zi ka sot Shqipëria: shuhet Besim Zekthi, ikona e valles shqiptare

Ikona e valles shqiptare Besim Zekthi, ndërroi jetë në moshën  84-vjeçare.

Njeriu që në kujtesën e shqiptarëve ka mbetur si performuesi më i shkëlqyer i krenarisë kombëtare te “Vallja e shqipeve”, lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë. Siç raporton ATSH, ai  ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Shqipërisë “Gjerdanin e Artë” në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970, ku intepretoi pikërisht “Vallen e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, Besim Zekthi, i cili mbante dhe titulli “Mjeshtri i madh”, interpretoi në mbi 200 valle si solist.

Në vitin 2017, për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve, por dhe më gjerë, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti Meta, me titullin “Nderi i Kombit”, raporton ATSH. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com