Jeta në “vendbanimin më të rrezikshëm” të Portugalisë: armë, drogë dhe dhunë

Vetëm disa kilometra nga qendra e Lisbonës – ku miliona turistë vizitojnë çdo vit këtë metropol – distrikti 6 de Maio ngadalë vdes.

Për dekada, de Maio është një lagje mitike, një vend aq i rrezikshëm saqë edhe policia nuk guxon të hyjë.

Në realitet, komuniteti u ndërtua nga banorët e Kepit Verde, të cilët arritën në Portugali në fund të viteve 1970.

Gjatë vitit 2016, qeverisja lokale filloi të shkatërrojë këtë lagje për të krijuar hapësirë ​​për projektin e ri urbanistik, kryesisht përmes dëbimeve të dhunshme dhe bastisjeve të policisë.

Në këtë atmosferë, fotografi Jose Ferreira kaloi një vit në de Maio, duke fotografuar jetën e përditshme.

Puna e tij arriti kulmin në një sërë fotografish të quajtur “Out of Law”.

Për shkak të emigrimit dhe shkatërrimit të përhershëm, një pjesë e madhe e vendbanimit duket si një zonë lufte.

“Policia është e përqendruar vetëm në moslejimin e krimit për t’u përhapur në distrikte të tjera, në vend që të zgjidhë problemet këtu”, shpjegon fotografi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts