Auto Dak
Auto Dak

“Jeta e dytë” e bunkerëve zviceranë: nga fabrika kërpudhash në hotele pa asnjë yll (foto)

Si për një vend që e e ka shijuar neutralitetin e vet, Zvicra duket se e “dashuron” ushtrinë e saj. Kjo është ironia më e madhe e një vendi që përpiqet të shmangë përfshirjen në rast lufte: që t’ia arrijnë kësaj, ata duhet të fortifikohen.

Fiksimi me militarizimin, dikur njihej me emrin “bunkeromania”, u shfaq në plotësinë  e vet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur zviceranët ndërtuan një sistem të ndërlikuar me rreth 8 mijë bunkerë dhe strehime që të ruheshin nga Hitleri. Sapo lajmi u përhap që nazistët kishin sulmuar dhe pushtuar Parisin, punëtorët nisën të përpiqen 24 orë në ditë që të ndërtojnë sa më shpejt bunkerët nëntokësorë dhe  nëpër male.

Kjo ndodhi 75 vjet të shkuara. Kërcënimi i pushtimit të menjëhershëm ka pushuar me kohë së ekzistuari. E ndërsa tytat e armëve u zunë nga pluhuri, kostoja e mirëmbajtjes së bunkereve e vendstrehimeve po rëndonte buxhetin kombëtar. Në vitet 1999, Zvicra nisi procesin e deklasifikimit të bunkerëve, dhe që prej asaj kohe, disa prej tyre janë nisur “jetë të dyta”, mjaft tërheqëse, duhet thënë.

Natyrshëm disa prej tyre u kthyen në muzeume, por të tjerët janë përdorur për shumë funksione, si psh fabrika për prodhimin e kërpudhave, streha për refugjatët dhe qendra të dhënash. Një grup bunkerësh janë konvertuar në bujtina, ku përfshihet edhe hoteli me zero yje, Null Stern Hotel i njohur për reklamën e tij: “I vetmi yll i hotelit je ti!”, e ndërtuar në qytetin e vogël Teufen. Një natë në këtë hotel kushton deri në 25 dollarë dhe madje, një kritik e vlerësoi hotelin për ajrin alpin dhe mundësinë e shëtitjeve të qeta në male, “shoqëruar me pak shije armagedoni”.

Por, në ndryshim nga Null Stern Hotel, që është nëntokë, disa bunker të shndërruar në bujtina janë të fshehura mbi sipërfaqen e tokës. Njerëzit prej kohësh kishin dyshime se diçka nuk shkonte me një punishte të vogël ëmbëlsirash në qytetin e vogël të Glandit – pasi dritat nuk qëndronin kurrë ndezur dhe nuk kishte asnjë klient. Merret vesh se kur dyert e ndërtesës u hapën, ato shfaqën një top 1.78 dhe një dorë me automatikë.

Brenda tualeteve, ishte edhe një vrimë nga mund të hidheshin granata. E gjitha kjo ishte ndërtuar në mënyrë strategjike për t’i dalë përpara një përparimi të shpejtë të nazistëve nga malet Jura.

Bunkerë të tjerë të kamufluar ishin maskuar si shkëmbinj gjigandë apo kështjella mesjetare.

“Pensionimi” i bunkerëve të epokës së Luftës së Dytë Botërore është pjesë e një ndryshimi më të madh për këtë vend që nuk ka luftuar në asnjë konflikt ndërkombëtar që nga koha e Napoleonit. Edhe pse zviceranët refuzuan një propozim për të demilitarizuar edhe shumë objekte të tjera në vitin 2013, madhësia e rezervës aktive është rrudhur deri në çerekun e saj përgjatë 50 vjetëve të fundit. Madje, edhe brigada e biçikletave, aq popullore në Zvicër, është shkrirë.

Por rreth e qark Zvicrës, një tjetër formë e etheve të bunkerizimit është gjallë dhe po rritet. Një ligj i miratuar në vitin1978 kërkon që në çdo strukturë të re të ndërtuar, përfshi edhe shtëpitë, të ketë një strehim kundër bombardimeve.

Gati 40 vjet më pas, Zvicra ka hapësirë të mjaftueshme të bunkerizuar saqë të sigurojë 114 për qind të popullsisë së saj nga bombardimet. Kështu, edhe kur përballen me një ortek, apo me apokalipsin, zviceranët janë gjithnjë gati.

 Një flamur në hyrje të ish-fortesës së artilerisë zvicerane, Sasso da Pigna në malin St. Gotthard, ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një flamur në hyrje të ish-fortesës së artilerisë zvicerane, Sasso da Pigna në malin St. Gotthard, ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Në 11 bunkerët Gotthard-Pilze prodhohen 24 tonë kërpudha në vit
Në 11 bunkerët Gotthard-Pilze prodhohen 24 tonë kërpudha në vit.

 

Djathë i prodhuar nga zvicerani Seiler Kaeserei AG maturohet në ish-bunkerin e municioneve në Giswil.
Djathë i prodhuar nga zvicerani Seiler Kaeserei AG maturohet në ish-bunkerin e municioneve në Giswil.

 

 Hoteli “La Claustra” është një bunker i rinovuar në malin St. Gotthard.

Hoteli “La Claustra” është një bunker i rinovuar në malin St. Gotthard.

 

 Tuneli lidh bunkerët në një ish-fortesë të artilerisë zvicerane në Faulensee.

Tuneli lidh bunkerët në një ish-fortesë të artilerisë zvicerane në
Faulensee.

 

Shenja lexon: “Vendstrehim ushtarak, ndalohet hyrja dhe fotografimi” në ish-fortesën e artilerisë në Sasso da Pigna.
Shenja lexon: “Vendstrehim ushtarak, ndalohet hyrja dhe fotografimi” në ish-fortesën e artilerisë në Sasso da Pigna.

 

 Hoteli me zero yje ndërtuar në një bunker.

Hoteli me zero yje ndërtuar në një bunker.

 

Dyert falco të garazhit në Vilën Rose tregojnë një top dhe armatime.
Dyert falco të garazhit në Vilën Rose tregojnë një top dhe armatime.

 

 

Një bunker luftarak me vende për luftë me automatikë, pjesë e fortesës Fuchsegg të artilerisë qëndron i maskuar si stallë në rrugëkalimin e malit Furka.
Një bunker luftarak me vende për luftë me automatikë, pjesë e fortesës Fuchsegg të artilerisë qëndron i maskuar si stallë në rrugëkalimin e malit Furka.

 

Një dritare e rreme jashtë ish-bunkerit të këmbësorisë maskuar si një shtëpi mesjetare në qytetin Duggingen.
Një dritare e rreme jashtë ish-bunkerit të këmbësorisë maskuar si një shtëpi mesjetare në qytetin Duggingen.

Përgatiti: Juli Prifti  – /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts