728 x 90 Leaderboard

Jemenasi i përfunduar në Serbi pas 14 vjetësh në Guantanamo: më mirë atje ku isha!

Ish-i burgosuri në Guantanamo, Mansur Adajfi nuk po mund të gjejë paqe në Serbi, aty ku përfundoi pas largimit nga kampi famëkeq i amerikanëve.

Në vitin 2016 u zhvendos në Serbi pas 14 vjetësh në Guantanamo, e tani thot se nga autoritetet serbe ka marrë urdhërin e largimit nga banesa. Mendon të kërkojë azil, por nuk e di nëse do merret në konsideratë deportimi.

“Ata më thanë se kam vetëm një rrugë: o largim ose në një qendër refugjatësh”, tha 35-vjeçari Adajfi, në një intervistë me BIRN.

Ky shtetas i Jemenit, mbajtur në burgun e Guantanamos për 14 vjet – që nga shkurti 2002 deri në korrik 2016 – së bashku me një tjetër të burgosur u transferua në Serbi, pas ish-presidenti Obama filloi një program për mbylljen e burgut të njohur mbi akuzat për torturimin e të paraburgosurve.

Mansur pohon se ai vetë është viktimë e torturës dhe mohon se ai ka bërë ndonjë gjë të gabuar. Autoritetet gjyqësore amerikane, për 14 vjet rresht nuk gjeten prova kundër tij dhe nuk mundën të ngrejnë ndonjë pasi.

Ai ka frikë se autoritetet serbe mund të nxjerrin në rrugë në çdo kohë, pasi është paralajmëruar se që nga shtatori duhet të largohet nga banesa, ndërkohë që dhe mbështetjes financiare të dhënë nga qeveria amerikane i ka përfunduar afati.

“Ata më dhanë 20.000 dinarë, kjo nuk është asgjë”, thotë Adafji, duke shtuar se kontrata me Serbinë skadon në fakt në fund të vitit 2018, pra pas dy vjet qëndrimi. Gjatë asaj kohe, ai pretendon se shteti serb është treguar armiqësor ndaj tij, duke e përgjuar dhe duke e penguar të integrohet.

Ai pretendon se para mbërritjes së tij, përfaqësuesit e Serbisë i premtuan atij se do të kishte qëndrim të përhershëm dhe do t’i siguronin dhe arsim. Ai thotë se këtë premtim morri edhe nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit. Ai e refuzoi ofertën me shpresën se do ta përfundonte në ndonjë vend arab, por u dërgua në Beograd kundër vullnetit të tij. Kur u bë e qartë se Serbia nuk kishte ndërmend ta integronte, ai hyri në një grevë urie që zgjati 48 ditë.

Dëbimi drejt Jemenit të tij, ku një luftë e ka përzhitur vendin që nga viti 2015, do të ishte e rrezikshme për jetën e Mansur. Ai thotë se dëshiron të shkojë në Katar ku ka të afërm.

Marrëdhënia e Mansur me autoritetet serbe u përkeqësua pas vitit 2017, ku ai dha një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS në të cilin foli për qëndrim të keq ndaj tij.

Ai tha gjithashtu se kishte gjetur kamera të fshehura në banesën e tij.

“Ata më urrejnë mua”, thotë Adajfi, duke shtuar se ai mori kërcënime nga pjesëtarët e policisë dhe se përfundoi dy herë në paraburgimi pa arsye.

Ai thotë se policia e ka ndaluar që kryejë lutjet, e kur ka tentuar është goditur.

Përpjekjet e tij për të ushtruar të drejtën për arsim dhe punë janë tronditur gjithashtu. Pas regjistrimit të një fakulteti privat të Beogradit dhe kalimit të gjashtë provimeve të nivelit të lartë, ai u dëbua nga fakulteti.

Në një rast tjetër, ai u përpoq të punësohej si shofer, por dhe këtu e penguan.

“Ata thanë: ‘ju nuk do të merrni një patentë shoferi në Serbi, sepse kjo është një çështje e sigurisë, dhe ju jeni një kërcënim për vendin tonë”, tha Adajfi.

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Adajfi shkruan për Guantanamon në New York Times dhe është duke bërë një libër me kujtimet e tij dhe me piktura të bëra nga ish të burgosurve.

Një dokumentar britanik i BBC-së mbi veprat e të burgosurve të Guantanamos në të cilën Adajfi është protagonist, mori çmim.

Ai u ftua të merrte pjesë në ceremoninë në Britani, por autoritetet serbe nuk i dhanë dokumentet e udhëtimit.

Në këtë situatë, ai ka vendosur t’i dërgojë një letër presidentit Vuçiç ku t’i thoshte se preferonte të kthehej në Guantanamo se sa mbetet në Serbi.

“Në qoftë se ju nuk mund të gjeni një vend për mua, ju lutem më çoni përsëri në Guantanamo. Unë nuk mund të qëndrojë në këto rrethana”,
thotë Adajfi. /tesheshi.com/

 

Related posts