reklama juaj ketu

Jemen, ofensivë e re kundër kryengritësve, luftohet për kryeqytetin e provincës Abyan

Forcat proqeveritare kanë nisur një ofensivë të re për të marrë kryeqytetin e provincës që mbahet nga kryengritësit, Abyan.

Burime ushtarake thanë se trupat kanë në përdorim tanke dhe mjete të tjera të furnizuara nga koalicionit i drejtuar prej sauditëve. Ato kanë sulmuar Zinjibar-in nga veriu dhe jugu.

Rënia e qytetit do të ishte një goditje për kryengritësit houthi që së fundmi kanë pësuar disa disfata.

Ata u nxorën nga baza ajrore e provincës gjatë javës e më parë humbën edhe qytetin e Adenit, ku pati një bilanc të lartë viktimash.

Zyrtarë të Emirateve Arabe thanë se të shtunën tre ushtarë të këtij vendi humbën jetën ndërsa merrnin pjesë në fushatën kundër kryengritësve që ende kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.

Kryengritësit houthi e nisën avancimin e tyre në muajin mars, kur detyruan edhe presidentin Abdrabbo Mansour Hadi të largohej drejt Arabisë Saudite. /tesheshi.com/