Jelekverdhët goditën Francën kur ajo po votonte për të ardhmen e Europës

Protestuesit e njohur si “jelekverdhët” janë përplasur me policinë në Paris dhe në Amiens të Francës, në pretestën e tyre të 28-të radhazi kundër qeverisë franceze.

Protestat në Amiens, që është edhe vendlindja e presidentit francez Emanuel Macron, janë shoqëruar dhe me gaz lotsjellës ndaj së paku 1,200 demonstruesve, të cilët kishin hedhur gurë në drejtim të policisë.

Ata sulmuan disa pika bankare dhe u vunë zjarr pronave publike, njoftojnë autoritetet policore. Ndërkohë, vetëm dje janë arrestuar 27 persona për prishjen e rendit dhe sigurisë.

Edhe në Paris, mijëra protestues janë mbledhur për të shprehur pakënaqësi pranë sheshit “Pallati i Republikës”, apo i njohur ndryshe si Place de la Republique. Pas më shumë se 6 muajsh në rrugë, lëvizja kërkon ndryshime lidhur me politikat që prekin shpenzimet, taksat dhe mirëqenien.

Protestat e tejzgjatura, të emëruara sipas xhaketave që veshin punonjësit publik në rrugë, kanë vënë vendin në destabilitet.

Megjithë ndryshimin për të rritur fuqinë blerëse të votuesve me të ardhura të ulëta, protestat dhe trazirat vazhduan në të gjithë vendin.

Ndërsa po festonte përvjetorin e tij të dytë në pushtet, Emanuel Macron muajin e kaluar ofroi më shumë ulje të taksave, me vlerë 5 miliard euro, së bashku me masa të tjera lehtësuese.

Protestat gjithashtu goditën partinë e Macron në fushatën e zgjedhjeve europiane që u mbajtën të dielën, pasi Fronti Nacional i ekstremit të djathtë rrëzoi me vota partinë e Macronit.

Sipas autoriteteve policore, numri i demonstruesve ka qenë afro 12,500, që shënon numrin më të vogël të tyre, nga 300,000 sa ishin në fillim të demonstratave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts