728 x 90 Leaderboard

Jehonë në mediat e Tel Avivit: ambasadorët e Izraelit dhe Emirateve në Uashington, darkojnë së bashku

Media izraelite i ka bërë jehojnë një darke mes ambasadorit izraelit në SHBA dhe atij të Emirateve të Bashkuara po në këtë vend, e konsideruar si diçka e rrallë. Ajo është organizuar nga Instituti hebre për Sigurinë Kombëtare e Amerikës.

Sipas Haaretz-it, Ron Dermer dhe Yousef Al Otaibi, kanë qenë bashkë në një tavolinë, ku mes tyre kanë  patur një bisedë të qetë dhe të sinqertë. Me ta ka qenë dhe ambasadori i Egjiptit në Uashington, Jaser Reda.

Dermer dhe Al Otaibi janë të njohur si dy diplomatët më me ndikim në Uashington dhe kanë marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, sidomos me djalin e tij Jared Kushner, me detyrë Këshilltar për cështjet e Lindjes së Mesme, si dhe me kreun e diplomacisë amerikane, Mike Pompeo. /tesheshi.com/

 

 

Related posts