Jared Kushner: plani i paqes në Lindjen e Mesme, pas muajit të Ramazanit

Dhëndëri e njëherësh këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Jared Kushner tha se administrata e vjehrrit të tij, Presidentit Donald Trump, do të paraqesë një plan për paqe pas përfundimit të muajit të Ramazanit, në fillim të qershorit.

Kushner doli në kopertinën e revistës Time me titull “Koha 100”, ku ofroi disa detaje në lidhje me planin për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, por theksoi se ai është shumë i detajuar dhe do të paraqesë një “vizion të plotë” në momentin e duhur.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara ishin gati ta paraqitnin atë në fund të vitit të kaluar, por se ishte shtyrë për shkak të zgjedhjeve në Izraelit.

I pyetur nëse plani do të sigurojë zgjidhjen me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën, Kushner ka refuzuar të japë një përgjigje, por tha se kompromisi do jetë i vështirë për të dyja palët.

Trump nuk priti shumë për ta përlavdëuar Kushnerin dhe reagoi në Tëitter për intervistën që dha në Time.

“Intervistë e madhe me Jaredin. Është mirë që njerëz të tillë jashtëzakonisht të zgjuar po i shërbejnë vendit tonë”, shkroi Trump. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts