Jankullovska, drejt SHBA – së pa paralajmërim

Ministrja për punë të brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska, pa ndonjë paralajmërim të mëhershëm, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA, ndërsa lajmi konfirmohet nga zyrtarë pranë kësaj ministrie, të cilët pa hyrë ë detaje thonë se do t’informojnë më vonë.

Simptomatik është fakti se ajo largohet nga shteti pikërisht në kohën kur opozita po zbardh përgjimet telefonike, në të cilat dëgjohet zëri i saj por edhe i zyrtarëve tjerë qeveritarë, duke biseduar për emrim të gjykatësve dhe formave tjera të presionit mbi gjygjësorin, gjë e cila po zgjon kureshtjen te gazetarët dhe opinion më i gjërën në vend.

Jankullovska dhe ministri i  Financave Zoran Stavrevski, i cili poashtu shfaqet në përgjimet e zbardhura, ishin të vetmit ministra të qeverisë së Maqedonisë të cilët munguan në seancën e përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë që u mbajt të hënën në Shkup./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts