Jahjaga në Kuvend: Pa Shqipërinë, Kosova nuk do ishte vendi që është sot

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, pas takimeve zyrtare që pati me krerët e shtetit. Duke sjellë falënderimet e qytetarëve të Kosovës, presidentja tha se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte vendi që është sot.

“Me Shqipërinë kemi një histori të përbashkët vuajtjesh, e megjithatë, pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte vendi që është sot”, tha ajo.

Presidentja përmendi në fjalën e saj kontributin e Tiranës zyrtare për Kosovën, mbështetjen dhënë për procesin shtetformues dhe atë të integrimit.

“Ne, kosovarët, nuk mbetëm robër të historisë, por mbërritëm deri në ditët e sotme kur po ecim përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurtë drejt Bashkimit Europian. Si kurrë më parë në historinë e Ballkanit, të gjithë ne jemi rreshtuar bashkë në përqafim të vlerave më të mira. Paqja në rajon do të sigurojë qëndrueshmëri për qytetarët e vendeve tona. Ndaj dhe sot na mbetet të bëjmë thirrje për një thellim të bashkëpunimit në fushën ekonomike”, deklaroi ajo.

Tashmë, sipas presidentes, nuk mbetet tjetër por forcimi i  bashkëpunimit dypalësh në aspektin ekonomik. /tesheshi.com/

Related posts