Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ja pallati për të cilin akuzohet Bime i Gjirokastrës. Para akuzës së ngritur nga IKMT-ja, ka dhe një “akuzë” nga komuniteti i atyshëm…

Pallati për të cilin akuzohet kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, ndodhet në zemër të lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër, një ndër më të populluarat e qytetit. Për këtë pallat, shumë qytetarë shprehin pakënqasi dhe akuzat ja adresojnë kreut të Bashkisë, z. Bime. Edhe pse mund të jetë në rregull me letra, si dhe brenda kuadrit lidhur i gjithë proçesi i lejes dhe më pas ndërtimit të tij, oponioni nuk e pranon atë nga pikëpamja urbane dhe estetike. Dhe ky është një fenomen pothuajse i përhapur në gjithë komunitetet e qyteteve shqiptare, ku ndërtimet e shumta kanë cënuar rëndë estetikën dhe funksionalitetin normal urban të tyre. Pra, ndonëse me letra gjithçka duket se është në rregull, gjykimi i opininonit nuk pyet për shkresa e ligje. Si në rastin e Gjirokastrës, ku një ndërtim të tillë komuniteti i atyshëm nuk e pranon. Kjo dhe për faktin se ndërtimi në fjalë, ka zënë një pjesë të pamjes panoramike të lagjeve karakteristike. Ngjashëm ka ndodhur dhe pak vite më parë në një tjetër qytet jugor, në Sarandë, ku një ndërtim i pazakontë prej 15-katesh  në zemër të qytetit, edhe pse u kundërshtua fort nga banorët, nuk arriti të pengohet ngritja e tij, shqëruar nga ligjshmëria përkatëse. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts