Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ja ku do t’i gjeni kësaj vere policët në Rrugën e Kombit dhe disa shifra të shkëmbimit Shqipëri-Kosovë

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, në qershor 2015 ka pasë gjithësej  500288 hyrje dalje të personave, 142763 ose 39% më shumë se në qershor 2014, kur kishte 357525 personave, e që ishin 105179 më shumë se në 2013-tën.

Në Vërmicë kishte 234167 hyrje e 198513 dalje. Në Qafë Morinë 25688 hyrje e 19530 dalje. Në Qafë Prush 13457 hyrje e 8933 dalje. Këto janë shifrat për hyrje-daljet e personave.

Ndërsa, për automjetet: Në Vërmicë kishte 70258 hyrje  e 69590 dalje. Në Qafë Morinë 10009 hyrje e 8664 dalje. Në Qafë Prush 5466 hyrje e 4690 dalje.

Kosove-Major-Baki-Kelani-shef-i-Zyrës-për-Infomim-dhe-Marrëdhënie-me-PublikunShifrat e hyrjeve-daljeve në tre portat kufitare i bëri të ditura për tesheshi.com Major Baki Kelani, Shef i Zyrës për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun – Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-tën, bënte të ditur në fillim të 2015-ës Policia.

Në fillimin e korrikut 2015, Policia e Shqipërisë  dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët.

U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës, ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë. Nënshkrimi dypalësh u bë në pikën kufitare në Vermicë. Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

PKK Vermicë

  Hyrje Dalje
Persona 234167 198513
Automjete 70258 69590

 

PKK Qafë Morinë

  Hyrje Dalje
Persona 25688 19530
Automjete 10009 8664

 

PKK Qafë Prush

  Hyrje Dalje
Persona 13457 8933
Automjete 5466 4690

 

 

auto pjese dak

Related posts