Ja ku do i mbledhë Rama ministrat për fundjavë…

Mbledhja e rradhës e qeverisë “Rama2” do të mbahet në qytetin bregdetar të Vlorës, brenda të premtes dhe të shtunës.

Kjo është mbledhja e tretë e qeverisë jashtë Tiranës, që prej përzgjedhjes së emrave së ministrave, të cilët do të kenë edhe disa takime në institucione me deputetët e zonës.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se Qeveria do të zhvilloje çdo muaj mbledhjen në një prej qarqeve të vendit, ndërsa të njëjtën proçedurë do ndjekin edhe ministrat çdo muaj, ku do të zhvillojnë takime me banorët e secilit qark për t’u njohur me problematikat e qytetarëve.

Kjo është mbledhja e parë jashtë Tiranës, që nga momenti që qeveria ka nisur zyrtarisht funksionin, ndërsa takime informale janë zhvilluar në Llogara dhe Velipojë. /tesheshi.com/