Auto Dak
Auto Dak

Ja ç`na zhveshi prej leshit: studiuesja Edipe Selimi-Osmani, shpjegon shndërrimet ndër vite në “fashion”-in tonë

Bisedoi: Memedali Jusufi

“Të jetosh do të thotë që nga zanafilla të jesh i shtrënguar të interpretosh jetën” – Edipe Selimi-Osmani është studiuese e specializuar në fushën e  folklorit dhe etnologjisë. Ajo para disa viteve botoi studimin monografik “rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe Gostivarit”. Para dy vjetësh ka botuar librin shkencor për veshjen e femrave të Rekës së Epërme. Tashmë së fundmi e botoi veprën “Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme”. Në intervistën e mëposhtme, ajo flet për trendin e veshjes në shekuj e vite, në trevat e Maqedonisë së sotme, sidomos ndër shqiptarë…. 

11355495_964371316947113_1044318016_n

Znj. Edipe pse zgjodhët të merreni me këtë problematikë shkencore?

Nëpërmjet një veshjeve kuptojmë nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi si dhe psikologjinë e tij. Në fakt, trashëgimia kulturore materiale  është pasuri e brezave , por jo vetëm kaq;  ajo mbetet detyrim madhor i brezave kundrejt të shkuarës dhe të ardhmes, vijëmsi materiale e çdo kombi. Jeta ka ndryshuar shumë, kanë ndryshuar edhe veshjet. Ato kanë marrë shumë gjëra jo-tradicionale nga tregu dhe nga ndikime të ndryshme të kohës. Këto ndryshime i ka kërkuar koha e qytetërimit të sotëm, pra është një ndryshim shumë i natyrshëm.  Historia është identitet i përpjekjes së qenieve individuale dhe kolektive për të jetuar me shpirtin e tyre të veçantë, për të realizuar vetën. Në këtë konteks, përdorimi i veshjes në një kohë të caktuar ka pasur rol shumë dimensional që duhet të studiohet nga shkencëtarë që kanë ambicie të lënë gjurmë për brezat që vijnë.

Pra, veshjet sipas jush nuk kanë qenë thjesht për t`u veshur apo jo? Diç fshihet dhe pas domosdoshmërisë së tyre praktike….

Sigurisht që si qëllim të parë, çdo veshje, në çdo kohë, ka mbrojtjen e trupit të njeriut në rrethin gjeografik të jetës së tij. Por përdorimi i kësaj veshjeje, kur është fjala për atë tradicionale,  vjen duke u zbehur. Ajo më pas ruhet vetëm në sënduqe për t`u përdorur më pas në manifestime folklorike. Dhe padyshim që tek shqiptarët kjo është një pasuri trashëgimore e jashtëzakonshme.

Në cilën pjesë të veshjes pësuan ndryshime?

unnamed

Nga vitet `60 e këtej, shumë nga këto elementë janë zëvendësuar me veshje të tregut, pasi valanicat fillojnë rrallëherë të funksionojnë, aq më shumë që meshkujt ishin të parët që u larguan në mërgim apo që kishin marrëdhënie tregtare me qytetin. Me kalimin e kohës filloi të hyjë në përdorim edhe poshi i mëndafshit që importohej nga Turqia . Ndërsa për çiftin e martuar, jelek cohe të dhëndërisë për të pasurit blihej i gatshëm.  Pantallonat e leshta në stilin e dimrit mbaheshin edhe pa gajtana pas viteve `70 . Duke qenë  praktikë në mbajtje, ato patën një përhapje të shpejtë në të gjitha shtresat e popullsisë. Edhe çorapet filluan të mos mbahen të gjata mbi tirqe, madje nisi të ishte e modës që ata të  mbahen nën to. Mitani, u zëvendësua me triko të leshtë, për pantallonat  stofi blihej në qytet, opingat u zëvendësuan me bata. Kësula gjithashtu pësoi ndryshime: meshkujt filluan të mbajnë baretkë, të blerë në dyqane. Brezin e zëvendësoi rrypi i blerë.

Po veshjet për punë dallonin?

Veshja e punës ishte përgjithsisht e thjeshtë: me material më pak të kushtueshëm dhe me zbukurime të pakta. Kishte raste kurr rrobat e vjetëruara që kishin dalë nga përdorimi anasit, i përdornin si veshje pune.

Ata që puna i detyronte të rrinin jashtë në natyrë edhe në kohë dimri, kryesisht blektorët, përdornin  disa veshje të sipërme më të rënda.

Na flisni pak rreth simbolizmit ilir dhe motivet antropomorfe në veshjen e  Rekës së Epërme . Thuhet se janë gjetur në nekropolet e qyteteve antike të Maqedonisë si ai i Lihnidës , Trebenishtit, Shkupit, në nekropolin e Prilepit dhe qyteteve tjera antike….

Gjatë  historisë së tij, njeriu krijoi një art të pasur dhe të larmishëm, çka përbën një faktor të rëndësishëm në krijimin dhe perceptimin e kulturës artistike. Pjesë përbërëse e kësaj kulture është natyrisht edhe mënyra sesi në kulturat e gjith-hershme paraardhësi ynë rregulloi, i zbukuroi, e thurri veshjen e tij. Aplikimi i motiveve në pjesët e veshjes është i larmishëm me figura të ndryshme gjeometrike, flurale, zoomorfe, kozmike dhe antropomorfe. Elementi  antropomorf në veshje daton të jetë shumë i hershëm . Natyrisht, lidhja më e hershme është periudha ilire. Në ndikimin e fuqishëm të botës greko-etruske dhe të venetëve fqinjë në perëndim, të ilirëve tjerë në lindje , në Istri, zhvillohej një jetë aktive, e shoqëruar edhe me ekzistencën artistike. Fjala është për shtatore të shumta prej guri të cilat paraqesin hyjnitë vendase. Në këtë prizëm, është tejet e spikatur si figurë me interes të veçantë nga pikëpamja artistike ajo e një gruaje me fëmijën në prehër.

Femra e Rekës së epërme e cila është në fokusin e shqyrtimit tonë, në veshjen e përgaditur prej saj me zgjuarsinë dhe prakticitetin e vet, ka ditur të përdor motive për zbukurimin e  elementeve të veshjes edhe forma dhe pjesë të trupit të njeriut të tilla si: syri, zemra, dora , fytyra, koka  etj.

Besimet e ndryshme fetare mes banorëve të Rekës, në asnjë moment nuk kanë krijuar ndasi, përçarje, përkundrazi kanë sjellë vetëm larshmëri dhe ndryshime të cilat i kanë pranuar me zemërgjërsi të dyja palët fetare. Simbolika fetare ka ndikuarë në simbolikën e ornamentikës popullore. Kështu, banorët e besimit musliman i janë larguar motiveve të njerëzve pasi  është mëkat pasqyrimi i trupit të njeriut; dhe më së shumti stilizimin me njerëz mund ta gjejmë në veshjen kombëtare në këtë zonë tek banorët e besimit kristian. Stilizimi i këtij elementi vërehet dukshëm i aplikuar te çorapet, mbështjellakët, që mbahen nga krishterët.

Nga periudha e parë që nga origjina e lindjes së mitologjisë ilire, e  deri në jetën qytetare ilire, kemi sidomos dy tri dëshmi artistike të lidhura me kultet. Njëra nga këto është piktura ruperstre e shpellës së Lepenicës e kohës së neolitit. Këtu figura e njeriut, paraqitet e skematizuar si në shumë piktura të tjera shpellore të njëkohshme. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts