728 x 90 Leaderboard

Ja çfarë të veçantë ka kjo xhami 700-vjeçare në Kinë

Xhamia e Madhe e Xi’an i ka dhënë sharm dinastisë muslimane si çdo trashëgimi tjetër fetare, përmes një kaligrafie epike të ajeteve të Kuranit të Shenjtë.

Kjo xhami më e madhe në krahinën Shanxi të Kinës e cila është ndërtuar para 700 vjet gjatë sundimit të dinastisë Ming, me disa shtesa gjatë dinastisë Qing, qëndron edhe sot e kësaj dite me hir, duke portretizuar të gjithë elegancën në kaligrafinë e saj murale.

Përsosmëria e arkitekturës së saj përbëhet nga një shkrirje e shkrimit arab dhe Nastaliq që sillet në mure me një përsosmëri të rrallë, e cila është vërtetë një dhuratë e pamatshme, e cila pas ndërtimit u mor më pas në përkujdesje dhe u renovua nën ndikimin e dinastisë Qing.

Ajo që kontribuon në përsosmërinë e saj është shkëlqimi i shkrimit, dhe mbledh poaq besimtarë sa edhe çdo xhami tjetër.

Në vitin 1956, xhamia u shpall si vend historik dhe kulturor i mbrojtur në nivelin e provincës Shaanxi dhe u promovua më vonë në një ‘zonë të rëndësishme historike dhe kulturore të mbrojtur në nivel kombëtar në vitin 1988. Xhamia përdoret edhe sot e kësaj dite si vend adhurimi nga muslimanët kinezë, kryesisht Hui. /tesheshi.com/

 

Related posts