Ja çfarë nuk duhet të bëni para se të flini…

Gjërat të cilat i bëni para gjumit tuaj ndikojnë në cilësinë e tij, në pushimin tuaj të mjaftueshëm dhe nëse të nesërmën do të jeni të gatshëm për ditë të re. Më poshtë do të lexoni se cilat zakone të cilat duhet t’i flakni nëse doni një gjumë cilësor dhe të frytshëm.

Lëreni punën

Njerëzit vërtetë të suksesshëm kurrë nuk e marrin punën me vete në shtrat, thotë Michael Kerr, një ligjërues ndërkombëtar dhe autor i “The Humor Advantage”. Ata nuk e kontrollojnë në mënyrë obsesive email-in e tyre dhe nuk shqetësohen për gjërat që lidhen me punën. Michael Woodward, psikolog dhe autor i librit “The YOU Plan” ndan mendimin e tij. “Gjëja e fundit që duhet të bëni është të shtriheni në shtrat dhe të mendoni për emailet të cilët duhet kontrolluar. Bëjeni zakon të largoheni nga puna para se të fleni”.

Shkëputuni plotësisht

Ju nuk duhet të shkëputeni vetëm nga puna, por në tërërsi nga shqetësimet e tjera. Ekspertët ndajnë pikëpamjen se shikimi i çdo ekrani përpara se të bini në gjumë do të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Drita blu e ekranit imiton dritën e diellit që i thotë trurit tonë që të ndalojë prodhimin e melatoninës, një hormon që rregullon gjumin. Çrregullimi i melatoninës çon në probleme të shikimit, kancer dhe depresion.  Prandaj, ndërpritni kontrollimin e mesazheve elektronike, rrjeteve sociale dhe lojrave në telefonin tuaj. Edhe pse në fillim mund të jetë e vështirë, do të bëhet shprehi me kohë, por një shprehi e mirë me të cilën do t’i bëni mirë shëndetit tuaj. /tesheshi.com/