Ja çfarë duhet ditur kur bleni produkte anti-rrudha

Ka një numër tejet të madh të produkteve që pretendojnë se frenojnë shenjat e para të moshës, dhe marketingu i tyre ka bërë që në sajë të disa “hileve” të shndërrohen në biznese profitabile.

Lista e produkteve është e gjatë, duke filluar shënjestrimin e shenjave të dukshme të plakjes në fytyrë, duar, këmbë, krah, njollat e errëta nën sy, e madje edhe atë që po njihet si “lëkurë e varur”.

Ekspertët pajtohen se lëkura fillon humbas elasticitetin pas moshës 20 vjeçare, dhe ju rekomandojnë që të filloni parandalimin e hershëm.

“Unë rekomandoj pacientët e mi që të fillojnë të inkorporojnë produkte të kujdesit të lëkurës kundër plakjes nga mosha 30 vjeç, kur lëkura ngadalë fillon të humbasë kolagjenin”, thotë Claire Chang, dermatologe kozmetike e certifikuar në Nju Jork

Hapi i parë për të zvogëluar shenjat e plakjes së parakohshme është përdorimi i përditshëm i kremës kundër diellit. Ekspozimi ndaj diellit kontribuon shumë në procesin e plakjes së lëkurës.

Hapi i ardhshëm në luftën kundër plakjes është identifikimi i përbërësve kryesorë që ka krema. Shumica e ekspertëve të lëkurës rekomandojnë kremrat me derivatet e vitaminës A si retinol, estere të retinilit ose retinaldehide për të përmirësuar rrudhat e imta të lëkurës.

Ne shpesh e anashkaljojmë por rutina e mirëmbajtjes së lëkurës është një nga faktorët predominant për një lëkurë vezulluese.

Në mëngjes duhet përdorur fillimisht eksfoliator, toner, serum ose xhel, krem, dhe pastaj krem kundër diellit.

Në mbrëmje – eksfoliator, toner, serum ose xhel, krem dhe retinoid, “thotë Natasha Sandy, dermartologe në një sallon të njohur të bukurisë në Nju Jork.

Mbani mend se disa përqendrime të përbërësve kryesorë mund të irritojnë lloje të caktuara të lëkurës.

Përbërësit kryesorë për të cilët duhet pasur parasysh gjatë blerjes së produkteve anti-plakje, përfshijnë acidin hialuronik, antioksidantët si acid askorbik (vitamina C) dhe vitaminë E, acid glykolic, peptidet dhe ceramidet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts