Ja 11-vjeçari që kujdeset për barin e Shtëpisë së Bardhë (foto)

Frank Giaccio nga Falls Church në Virxhinia është vetëm 11 vjeç. Por padyshim ai është një sipërmarrës i zoti pasi arriti të sigurojë një klient të mirë për biznesin e tij të korrjes së barit – Shtëpinë e Bardhë.

Frank u ftua të fillonte punën pasi i shkroi një letër presidentit Trump ku i kërkonte të ofronte shërbimin e tij për të kositur barin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai kërkon 8 dollarë në orë për shërbimin e tij dhe e ka filluar ‘biznesin’ e tij në lagje duke u ofruar shërbimin komshinjve. /tesheshi.com/