728 x 90 Leaderboard

Izraeli ndryshon fatin jetësor të një studenteje amerikane: nga studimet master, te një qeli me brumbuj

Përkrahja e një lëvizjeje bojkoti ndaj Izraelit, ndërmarrë kohë më parë në rrafshin global dhe që përfshine aspekte kulturore, akademike dhe ekonomike, i ka kushtuar një kthesë fati një shtetasaje amerikane 22-vjeçare me origjinë palestineze.

Lara Alqasem, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Izraelit, pikërisht për shkak të mbështetjes së saj të asaj ndaj asaj që quhet shkurt BDS – lëvizje bojkoti ndaj shtetit hebre, për shkak të politikave ndaj palestinezevë.

Ajo u paraqit në gjykatën e Tel Avivit dhe do të mbetet në paraburgim deri në një verdikt përfundimtar, thanë mediat izraelite.

Izraeli është goditur nga kritika të ashpra ndaj rastit Alqasem.

Alqasem mbërriti në Izrael për të ndjekur një diplomë master në Universitetin Hebraik në Jerusalem.

Dje, një ministër mbrojti qëndrimin e qeverisë për këtë rast. Gilad Erdan, i ngarkuar për të mbikëqyrur funksionimin e qeverisë së Izraelit kundër lëvizjes bojkotuese udhëhequr nga palestinezët, tha se Izraeli ka të drejtë për të mbrojtur veten dhe për të vendosur se kush do të kalojë kufijtë e tij.

Të martën, Erdan tha se ishte i gatshëm të ndryshonte qëndrimin e tij nëse Alqasem personalisht kundërshton bojkotin ndaj Izraelit.

BDS, lëvizje e cila filloi në vitin 2005 pas një thirrje nga ana e grupeve civile palestineze për “njerëzit e ndërgjegjes” në mbarë botën që të ndihmonin në ndalimin e abuzimit izraelit, provokoi një valë bojkotesh në marrëdhëniet kulturore, akademike dhe ekonomike me këtë vend, nga ana e shumë shteteve dhe organizmave.

Alqasem, një shtetase amerikane me banim në Florida, është ish-presidente Organizatës Studentore për Drejtësi në Palestinë në Universitetin e Floridës.

Universiteti hebraik i ka bërë thirrje autoriteteve izraelite që të lejojnë që ajo të studiojë dhe të mbështesë apelin e saj.

Paraburgimi i Alqasem, i cili po zgjat prej ditësh, është periudha më e gjatë e një paraburgimi për rastet që kanë të bëjnë me bojkotin.

Dhe sipas njerëzve që kanë kontaktar me 22-vjeçaren, ajo po kalon ditët e saj në një qeli e shtrat plot brumbuj, pa asnjë qasje me botën.

Izraeli paraqiti një ligj vitin e kaluar, me anë të të cilit i jep të drejtë vetes që ndalojë hyrjen e çdo personi “i cili me vetëdije i dërgon thirrje publike për bojkot “. Gjithashtu, Tel Avivi ka identifikuar 20 grupe aktiviste nga e gjithë bota, anëtarët e të cilave nuk mund të lejohen të hyjnë në vend.

Për këtë lloj politike, Izraeli ka patur dhe mbështetjen e Uashingtonit.

“Në përgjithësi, ne e vlerësojmë lirinë e shprehjes, edhe në rastet kur nuk pajtohemi me pikëpamjet e shprehura politike, dhe ky është një rast. Izraeli është një komb sovran që mund të vendosë se kush do të hyjë në territorin e vet”, u tha nga Departamenti Amerikan i Shtetit. /tesheshi.com/

Related posts