728 x 90 Leaderboard

Ivanov sfidon Brukselin: BE dhe NATO, jo alibi për një marrëveshje të keqe

Kundërshtar i flaktë i marrëveshjes së emrit me Greqinë, e gjithashtu dhe i qeverisë Zaev, politikan me prirje pro-ruse, presidenti maqedonas Ivanov nuk e ka pranuar paktin e Brukselit për një “Po” në referendumin për emrin, si kusht për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO nuk duhet të jetë alibi për një marrëveshje të keqe”, mësohet të ketë thënë Ivanov gjatë një bisede me gruan e diplomacisë së Brukselit, Federica Mogherini, gjatë një takimi mes tyre në Shkup.

Sipas tij, qëllimet strategjike të vendit nuk duhet të keqpërdoren në kurriz të interesave dhe interesave kombëtare të popullit maqedonas.

 “Pozicioni im nuk ka ndryshuar; anëtarësimi në BE dhe NATO është një objektiv strategjik i Maqedonisë, por nuk mund të shërbejë si alibi për një marrëveshje të keqe që, në vend që të zgjidhet, hap edhe më shumë çështje”, ka thënë Ivanov.

Ndërkohë, kundërshtari tjetër, opozita VMRO ka bërë një tërheqje të lehtë, duke thënë se njerëzit janë të lirë të vendosin, pa ndërmarrë thirrje për t’i thënë “Jo” marrëveshjes.

Tashmë Shkupin pritet ta vizitojë një tjetër emër në politikën ndërkombëtare, Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis.

“Unë po shkoj atje për ta bërë shumë të qartë se jemi me popullin maqedonas”, tha Mattis në Pentagon kohët e fundit.

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte i shqetësuar për përzierjen e mundshme të Rusisë në procesin e referendumit në Maqedoni. /tesheshi.com/

 

 

Related posts