728 x 90 Leaderboard

Italia pas luftës së Dytë Botërore: jeta lind nga rrënojat në fotografitë neo-realiste

Stili italian… një formë e re e fotografisë që doli nga ky vend gjatë viteve të pasluftës së dytë Botëore.

Në Itali, viti 1945 u bë i njohur si “viti zero” – ishte koha që njerëzit të nisnin një jetë të re dhe një stil të ri të fotografimit. Pjesë të këtyre imazheve “Nisja e re për fotografinë italiane: 1945-1965” kanë mbërritur në Nju Jork, në një ekspozitë që ka tërhequr kureshtarët dhe dashamirësit e fotografisë.

Stefano Robino, Paolo e Fernando Gavi, 1958 1945, i njohur më pas si viti zero’, ishte koha për një nisje të re në jetën dhe fotografinë italiane. Ndërsa mjetet e medias së printuar po shtoheshin, fotografët dhe reportazhet e tyre luajtën rol integral në pasqyrimin e periudhës së pasluftës.

 

 

Mario de Biasi, “Italianët kthehen”, Milano. Mes fotografëve në ekspozitën e Nju Jorkut, është edhe puna e Mario de Biasi, i cili nisi të shkrepte foto në vitin 1944 me një kamera të gjetur në rrënojat e Nurembergut.
Sante Vittorio Malli, “Natë n. 1” , 1957 Imazhet në ekspozitë janë fokusuar në gjetjen e historive të pazakonta në skena të jetës së përfitshme.
Mario Giacomelli, Scanno (Djali), 1957 Përqafimi në fotografi i neorealizmit ndriçoi aty-këtu në vend që po dilte nga rrënojat.
Stefano Robino, “Nisja e Kristofor Kolombit”, Genova, 195 Kuratorja e pavarur dhe gazetarja Enrica Viganò shpenzoi mbi një dekadë në kërkime për fenomenin e neo-realizmit italian në fotografi dhe duke identifikuar punimet e rëndësishme dhe artistët e periudhës.
Mario de Biasi, Napoli, 1950 Enrica Viganò: “Vizioni i fotografëve paraqiste njerëz të sinqertë, peizazhe reale, histori kolektive që vibronin me shpirtin dhe lëkurën”.
Stefano Robino, “Fëmijët në kopshte” 1959 Fotografi Stefano Robino ishte një artist dhe dizenjues i njohur për stilin e tij elegant dhe të kulturuar.
Stefano Robino, “Nisja e Kristofor Kolombit”, Genova, 1957                                                                                                                                                                            Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts